Reagon edhe Klea Huta: Elhaidës i takon të shkojë në Eurosong

Mar 5, 2015 | 12:50
SHPËRNDAJE

“Nëse këngëtari s’duhet të merret parasysh, atëherë le të çojmë një gomar”

 
Pas reagimit të Anjeza Shahinit, e cila u shpreh në facebook se, me gjithë respektin për Elhaida Danin si këngëtare, nuk i duket e drejtë kjo kaprico, aspak profesionale e për t’u tërhequr”, vjen një tjetër nga Klea Huta. Si moderatore e një viti më parë e Festivalit të RTSH-së, Klea ka mbajtur qënrimin e saj, po ashtu në facebook. Me anë të një statusi ajo shpreh qëndrim të kundërt nga ai i Anjezës dhe të tjerë artistëve, që e kanë cilësuar të padrejtë vendimin e RTSH, që Elhaida të marrë pjesë me këngë të re edhe pas tërheqjes së kompozitorit Aldo Shllaku nga Eurosongu. “Vërtet quhet Festivali i Këngës, po kjo këngë nuk këndohet nga ndonjë hije me mantel, por nga një person fizik-juridik që quhet këngëtar!  Dhe vlerësimi bëhet për vokalin që i bie të jetë këngëtari ose këngëtarja  dhe muzikën. Se nëse do ishte vetëm Festival i Këngës dhe këngëtari nuk do merrej parasysh, atëherë le të çojmë një gomar meqë vokali nuk paska rëndësi”, shkruan ajo. Dhe, për sa i përket faktit “Pse të shkojë Elhaida” e pse të mos shkojë? Nëse ajo vetë do e kishte tërhequr këngën apo për të tjera arsye personale nuk do të ishte e gatshme atëherë po, automatikisht i lihet pjesëmarrja vendit të dytë ose të tretë. Por përderisa ajo është dhe jo për faj të saj gjërat shkuan kështu, përse të mos shkojë?”, citohet nga statusi i saj. Pavarësisht komenteve pro dhe kundër, Elhaida po vazhdon përgatitjet intensive për këngën e re pop “I’m alive”, me vargje të Sokol Marsit dhe muzikë të Zzap&Chriss, siç njihen dy kompozitorët nga Kosova, Arbër Elshani dhe Kristian Lekaj. Elhaida e dha vetë lajmin se kompozitori i këngës së saj “Diell” ishtë tërhequr më 5 shkurt nga “Eurosong”. Pretendimi i tij ishte të ndjerit i përjashtuar nga RTSH me përgatitjet e këngës për “Eurosong”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura