Reagon Berisha: E vërteta e miqësisë së Gaz Demit me Shkëlzenin

Jan 31, 2016 | 12:50
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur Presidentit të Klubit Partizani për miqësinë e këtij të fundit me Shkëlzen Berishën.

Gazz DemiDitën e djeshme, PD-ja sulmoi Gaz Demin dhe qeverinë se po i hapin rrugën blerjes së paligjshme të INSIG-ut.

Berisha tha se Gaz Demi po shfrytëzon miqësinë me Olsi Ramën për të blerë INSIG-un, ndërsa Presidenti i Partizanit iu përgjigj akuzave të Berishës, duke i kujtuar ish-kryeministrit miqësinë e tij me Shkëlzen Berishën.

“Edi Rama i pashpresë mbrohet me gojën e Gaz Demit, i cili si mburojë nxjerr gjoja miqësinë e tij me Shkëlzen Berishën. Me këtë rast, dua t’i them Edi Ramës:

Së pari, miqësia me Sali Berishën, apo cilindo familjar të tij, e cilitdo qoftë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë licencë për të vjedhur ti dhe anturazhi yt pasuritë publike të këtij vendi”, shkruan Berisha.

“Meqënëse për të justifikuar vjedhjet e mëdha të tua me Olsin, Gaz Demin, Carapulin etj, i ke kërkuar Gaz Demit të nxjerrë si mbrojtje për ty njohjen e tij më Shkëlzen Berishën, mos harro se ti në opozitë nuk ke ngritur asnjë akuzë që Gaz Demi ka përfituar në mënyrë të paligjshme fonde nga PD.

Nese ke ndryshuar mendim sot qe ke pushtetin mund ta hetosht sot dhe t’ja konfiskosh te gjitha, por nuk ka “miqesi” apo “kercenim” qe mund te mbuloje apo justifikoje akuzat qe behen sot per perfshirje te tij dhe vellait tend ne vjedhjen e fondeve publike me koncesionin e TVSH”, vijon Berisha më tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura