Reagon ashpër Topalli: Neveri për oligarkët që duan mandat të dytë për Bashën

Jul 4, 2017 | 13:10
SHPËRNDAJE

Demokratja Jozefina Topalli ka reaguar ashper me nje postim ne profilin e saj ne FB, duke perseritur se ndjen neveri per gjithe oligarket e vene nga Basha ne krye te listave, qe pasi i dhane mandat Rames, duan mandat te dyte per kreun e PD.

topalli

 

Postimi i Topallit

“Une jam i lire , nuk jam rob.
Roberit nuk gjykohen.
Te tjeret jane te lidhur per buken e gojes”
Pjeter Meshkalla

Demokratet jane gjaku i PD dhe gardianet e saj.

ps:
Diku degjova nje titull se une kam thene se:” kam neveri per ata qe mbeshtesin Bashen.”
Eshte nxjerre nga konteksti.Natyrisht , ata oligarke, qe kane vendosur ne krye te listes Basha emra, qe i sherbejne atyre, dhe pas kesaj kerkuan publikisht mandat te dyte per Ramen me shqetesojne.
Por, kur po keta oligarke , pasi kerkuan mandat te dyte per Ramen kerkojne mandat te dyte edhe per Bashen vetem me krijojne neveri. Ky grup pro Basha ma neverit.

Demokratet nuk i lidh asgje me keta oligarke.
Demokratet jane shpirti i PD. Ata besojne ne vlerat e parimet demokratike dhe jo tek oligarket.
Ata jane gjaku i PD dhe gardianet e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura