Reagon ashpër Prokuroria e Hagës: Thaçi po tenton ta zhbëjë Gjykatën Speciale

Oct 20, 2020 | 19:04
SHPËRNDAJE

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka hedhur sërish akuza të ashpra në drejtim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ky institucion e akuzon ish-drejtorin politik të UÇK-së se po tenton ta zhbëjë Gjykatën Speciale, raporton Gazeta Express.

thaci

Zyra e Prokurorit të Specializuar vlerëson se mandati i saj përcaktohet në Kushtetutën e Kosovës dhe se sipas tyre çdo interpretim tjetër mund të ndikojë në dëmtimin e proceseve që aktualisht janë në zhvillim e sipër.

Prokuroria pretendon se Thaçi si subjekt i një aktakuze të përpiluar nga ajo, po tenton ta zhbëjë në çfarëdo forme këtë organ ndjekës penal.

“Ndryshimet e Propozuara synojnë të riparaqesin ose riformulojnë mandatin. Po ashtu, koha e bërjes së këtyre parashtrimeve nuk ka histori zyrtare të hartimit. Sidoqoftë, fakti që ndryshimet propozohen nga një President i cili është objekt i një aktakuze të paraqitur nga SPO në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit duke i vlerësuar ato me vëzhgim të veçantë,  Z. THAÇI nuk është një palë e painteresuar dhe ka një arsye të mirë për të besuar se i Propozimet për Ndryshimet janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të dëmtuar gjykatën. Në të vërtetë,  konteksti thelbësor për të kuptuar dhe interpretuar ndryshimet e propozuara sigurohet nga deklaratat publike të vetë z. THAÇI më 24 gusht 2020, dita në të cilën ai vendosi të përcjellë Ndryshimet e Propozuara”, thuhet tutje në opinionin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura