Reagimi i Ballës për përgjimin e vëllait të Xhafës, Boçi: Hapu dhe’, mafia drejton vendin

May 14, 2018 | 16:16
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Luciano Boci ka reaguar pas qëndrimit që kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mbajti për audio-përgjimin e publikuar nga PD për vëllain e ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Boci i kujton Ballës se opozita po i jep prova për mafian që drejton vendin nderkohë maxhoranca akuzon për pengim të negociatave.

2017-08-06-08_47_14-Luciano-Boci-Windows-Photo-Viewer

Postimi i plote i Luciano Bocit

PAFYTYRËSI PA KUFI
QESHARAKË PA FUND
E pafytyrë fare kjo deklarata e PS-së!!!
Dhe qesharake pa fund, njëkohësisht.
Ne që tregojmë të vërtetën për mafian që drejton vendin, për zullumet e trashura, për varfërimin progresiv, për taksat galopante, për çdo gjë të zezë që ndodh, ne pra sipas këtyre, duam të pengojmë hapjen e negociatave?!!!
“Hapu dhe!!!- thërret Nakja i portokallisë.
Ndërsa këta, dora vetë mafia, që kanë kriminalizuar gjithçka në këtë vend, që grabisin çdo ditë, që mbjellin mjerim e që kanë dështuar çdo gjë, këta, nuk na paskan asnjë përgjegjësi?!!!
“Po mirë mo! – thotë populli me ironi – Ai që vodhi lopën nuk ka ansnjë faj?!!!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura