REAGIMI/ Debati për kufirin detar me Greqinë, Kolonel Myslim Pashaj: Një përgjigje për Sali Berishën

| 17:40
SHPËRNDAJE
 

Myslim Pasha-harta-greqia-detiNga Kolonel Myslim Pashaj

Njëmbëdhjetë vjet më parë, si ky shtator, Sali Berisha kalonte truprojen e nderit me një krenari triumfuese përulëse në krahë të Kryeministrit të Greqisë, me rastin e Paktit Detar të arrirë midis të dy shteteve.

Shteti fqinjë arrinte të vinte dhe të zgjerohej në Detin Territorial të Kanalit të Korfuzit, dhe Ngushticës  së Otrantos kurse Shqipërisë i pushtohej deti, në Kanalin e Korfuzit, dhe Greqia realizonte objektivët e tij strategjikë.

“Hartën e pushtimit të Detit  e kishin bërë vet shqiptarët, në një Marrëveshje po kaq të pashëmbullt në shpërfillje të interesave shqiptare. Ky ishte një rast i jashtëzakonshëm, sigurisht, që ne nuk do t’ia donim t’i ndodhte Kryeministrit tonë!

Njëmbëdhjetë vjetë më parë, si ky shtator, ju ndiqnit ballafaqimin në studio të Blendi Fevziut, se si zihej Shqipëria me veten e saj, kur dy ushtarakë të lartë gati vriteshin njëri me tjetrin, për të vërtetën e ndarjes së Detit.  Sërish e njëjta studio dhe po i njëjti Fevzi që pyet për Marrëveshjen e Delimitimit dhe Berisha akoma në transhenë e tij sulmon oponencën tekniko-ligjore ndaj atij Pakti të rrëzuar. Në përsëritje  të vetvetes, me po të njëjtat argumente, si njëmbëdhjetë vjetë më parë, kërkon që ta ngrejë nga varri Marrëveshjen e përmbysuar, si rrallë mund ta bëjë ndonjë Kryeministër në botë.

Ata që e kanë ndjekur deklaratën tuaj dhe kanë mundësi të lexojnë këtë reagim le të mundohen të qasen me çështjen sipas gjykimit të tyre.  “Ai ( është fjala për Kolonel Pashaj) ka spostuar linjën bazë të koordinatave , 90 km në territorin e Shqipërisë dhe ka ndryshuar territorin shqiptar, para Gjykatës (është fjala për Gjykatën Kushtetues të Shqipërisë) nga 38 në 22 km…”

Tani le të përpiqemi që ta përkthejmë. “Termi, linjat bazë të koordinatave, nuk ka lidhje fare me termat e hartës së delimitimit në fjalë. Spostimi në 90 km në territorin shqiptar duhet shpjeguar dhe kuptuar sipas sistemit koordinativ që ai e ka në mendjen e tij.  Kohëhapësira është qëllimisht e çorientuar nga ju si një manipulim I pastër. Tani le të na ndjekin lexuesit,.. Nga pika treshe, të të tre shteteve, Itali, Greqi , Shqipëri, rrezja prej 90 km do të na nxirrte deri në Levan të Fierit! Në se rrezja e rrethit prej 90 km do ta drejtonim për kah jugu, kapërcehet Korfuzi dhe dalim ne gjirin e Kërkyrës.  Për cilin spostim është falsifikuar kur dilet jashtë hapësirës ku shtrihet harta e ndarjes detare? Ku është harta e falsifikatorit të përfytyruar nga ju, e radhitur brenda dokumenteve të Gjykatës Kushtetuese?

“ Kjo sipas Berishës është deklaruar në Gjykatën Kushtetuese. Aty qenka ndryshuar territori shqiptar, në një shifër tjetër nga 38 km në 22 km!. Nuk dihet se ç’presupozojnë këto largësi!? Për cilën hapësirë bëhet fjalë!? Asnjë falsifikim nuk mund të bëhet dot në një Dokument zyrtar shtetëror si Marrëveshja e Delimitimit e cila ka vetëm një listë koordinatash dhe një hartë dixhitale të firmosur nga grupi negociator. Si mund të ndërhysh e të vesh të dhëna të ndryshuara! Kush mund ta japë këtë tagër!?” Ky është një qendrim trillues,i qëllimshëm dhe manipulues ku Berisha është munduar të mbështetet, për të hedhur poshtë çdo qasje shkencore , teknike dhe ligjore që ka zotëruar Gjykata Kushtetuese me thellimin, analizën, dhe ekspertizën më të përgjegjshme të saj. Në gjykimin Kushtetues, nuk është lejuar asnjë ndërhyrje, nga oponenca veçse diskutime e rrahje mendimesh të kundërta për të arrirë në rezultatin e duhur. Gjithçka tjetër që thuhet është trillim dhe shpifje e paskrupullt.  Dhe ju i vërsuleni një koloneli shqiptar, në përfytyrimin se ai “ka falsifikuar një hartë, ka zëvendësuar kilometra…etj” dhe nuk mund t’i dëshmosh asnjë grimë  dot se ku mund të jenë futur ato sipërfaqe dhe gjatësi dhe në cilin dokument ndodhen.

Për gjithçka që e kemi trajtuar më sipër do të ballafaqohemi në Gjykatë, sa më shpejtë të jetë e mundur.

 Atëherë  kush është Sharlatani, kush është trilluesi dhe gënjeshtari?

Ishte  data 27.04.2009 A nuk iu kujtohet  njëmbëdhjetë vjetë më parë kur dhatë intervistë në: “ Zëri Amerikës” më quajte “sharlatan, kryesharlatan!” Kjo, sigurisht është një sharje dhe fyerje e rëndë. Edhe pse jemi pjesë e së njëjtës bashkësi, një Det i tërë na ndan! Ti shëmbëllim i energjisë diabolike që s’të shter. Unë ndodhem në transhenë time të hershme, gjithnjë roje në hartografinë e kufijve historikë

U vertetua se ishte bërë një pakt pa tejdukshmëri, pa plotfuqi, pa studim shumëpërmasor, pa profesionalizëm; pa  njohje cilësore  të Ligjit të Detit, gjer sa ishte pranuar “Metoda e Baraslargësisë” dhe ish shmangur “Equitable Solution” për kushtet gjeografike të ndryshme, të ishujve dhe cekinave shkëmbore në vijën bregore të Korfuzit.

Regjisori  komediani dhe Sharlatani jeni ju!

Sapo i gjetëm asaj stine, hartën e shtetit fqinj, ku ishte shtrirë Deti ynë i prerë, dhe ju moret kompasin nga duart e Komandës së Forcave Detare dhe fillluat  të matni e të shpjegosh humbjen. Dhe a e di se ky ekip nuk ka pranuar të bëjë Testin e Përpjesëtueshmërisë: sa sipërfaqe detare ka marrë secili vend në përkim me gjatësitë e vijave bregore të Dheut Kontinental të Shqipërisë dhe gjatësisë së vijës bregore ishullore të Arkipelagut të Korfuzit.

Shqipëria ka marrë në çdo km gjatësi vije bregore, 10,2 km2 det.

Greqia ka marrë në çdo km gjatësi vije bregore, 17,9 km2..

Kjo ishte padrejtësia më e madhe!, që shqiptarët e vetfirmosnin.

Atëherë, Kush është pra sharlatani!?

Mediumet shqiptare kanë bërë veprën më të lartë në përgatitjen e opinionit dhe qartësimin e tij. Ndjeshmëria e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila kishte numra politikë të varur prej teje. Mirëpo, ajo nuk të pyeti ju dhe votoi 9:0 dhe e hodhi poshtë.

Në Gjykatën Kushtetuese pamë memecllëkun dhe lidhjen politike të ekipit tuaj që s’përmendi kurrë se ç’kish ndodhur me Barketën, me Gjirin e Sarandës, se si iu ishte dhënë Det Territorial: shkëmborit Serpa, ishujve  Tignosso ( Peristeri),  Erikussa,  Othonoi, kundruall vijës zotëruese të Dheut Kontinental të Shqipërisë. Dhe aty u ndje deklarata e padëgjuar më parë: “ Greqia ka marrë det më shumë sepse ka edhe flotë detare më të madhe!”

Atëherë kush është kryesharlatani?

Sot e kësaj dite ju ulërini dhe shkrofëtin si nga tribuja duke iu kanosur Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë e cila kishte ekspertizën më të lartë të së Drejtës Detare Ndërkombëtare dhe të studiueseve të shumtë, çka e gjeti përkimin e saj në një vendim me cilësi profesionale shëmbullore.

Akoma këlthasin e pyesin: “ Ku janë 354 km2 ?” ashtu sikundër edhe Fevziu i Opinionit. Ne kemi qenë të hapur, të drejtpërdrejte në argumente, në shkrimet dhe librin tim të publikuar “ Deti që nuk falet. Të fshehtat e paktit Detar Greqi – Shqipëri” qysh pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me mbi 150 artikuj të publikuar në mediume të ndryshme. Ja kjo është vepra ime për qytetarët shqiptarë.

Atëherë kush është kryesharlatani!?

Ju mashtroni dhe gënjeni  se Kompania e huaj ligjore  “Deëey & LeBoeuf LLP” , paska vënë në dukje për marrëveshjen se ka qenë “proper agreement” çka nuk është e vërtetë. Kurse ajo është shprehur që “Nuk mund të ketë Marrëveshje më të keqe se sa kjo, ku Shqipëria ka humbur!” Shkoni në arkivin e Ministrisë së Jashtme dhe do ta gjeni!

Kush është pra, Kryesharlatani?

Tani që po përgatiten për të rinegociuar ju po i kapërxeni përfytyrimet. Akuzon se po shitet Deti…se po bëhen pazare…ju ulërini se do të shtriheni në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive  ku ka naftë…dhe aty veç mbi trupin tënd do të kalojnë…shtrihesh në atë pjesë të cilën e ke dhënë në marrëveshjen tënde…!!! dhe flet pastaj për “3 milje, 6 milje , 12 milje…flet për Italinë e Greqinë”  dhe vetëm gënjen, e mashtron opinionin shqiptar me të pavërteta marramendëse. Ndërkaq deklaroni pas njëmbëdhjetë viteve se Marrëveshja e parë është më e mira e mundshme kur është vertetuar se “pushtimi I Detit” është bërë nga përdorimi I skajshëm I metodës së Baraslargësisë dhe vijës së mesme, duke lënë mënjanë parimin e “ Equtable Solution” që rekomadohet në Conventën e Monego Bay në vitin e largët 1982.

Atëherë kush është sharlatani?

 

LEXO EDHE :

Çështja e detit me Greqinë/ Berisha: Tre arsye se pse deklaratat e kryeministrit grek duhet të ishin kundërshtuar nga Shqipëria

 

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.