Reagimet/ Si u komentua në Austri suksesi i Salzburgut në Elbasan

Jul 26, 2016 | 23:07
SHPËRNDAJE

Mediat austriake e kanë cilësuar me fat skuadrën e Salzburgut për këtë fitore të marrë ndaj Partizanit në Ligën e Kampioneve, pas një sfide shumë të vështirë.

Part-RBS_16_feb50_rb242.242.242_850x478

“Salzburg fiton betejën e ashpër në Shqipëri” shkruan “Der Standard”, e cila e vlerëson si “të dalë nga hiçi” penalltinë e shkaktuar nga Ibrahimi ndërsa përgëzon displinën taktike të skuadrës shqiptare..

SOCCER---CL-quali-Tirana-vs-RBS_1469562730082137

“Laola1” mban titullin “Fitore si e Pirros në Shqipëri”, duke përmendur këtu jo vetëm paraqitjen zhgënjyese të skuadrës austriake, por edhe dëmtimin e Sorianos, elementit më cilësor që ka në përbërje kjo skuadër.

Part-RBS_14_12c02_rb242.242.242_850x478

“Vazhdon ëndrra në Ligën e Kampioneve për Salzburgun”, titullon “Sportnet”, i cili i jep rëndësi golit të shënuar në fushën kundërshtare nga kampionët e Austrisë.

Part-RBS_02_552e5_rb242.242.242_850x478

Komenti më i ashpër vinte nga “Kurier”. “Një penallti e dhuruar ndihmon Salzburgun e dobët” titullohej artikulli në faqen e internetit, ku theksohej se si Salzburgu duhet ta cilësojë veten me fat që mori një fitore në fushën kundërshtare pas një paraqitje pa ngjyrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura