Reagimet në Facebook/ Miqtë postojnë fotot me Fleura Kolën

Feb 20, 2015 | 11:49
SHPËRNDAJE

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale pa ndarjes nga jeta të Fleura Kolës, aktivistes së Partisë Demokratike, e cila ishte në një makinë me gazetarin Çim Peka mbrëmjen e djeshme.

Fotografia e postuar nga Erla Mehilli

Zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha ka postuar një fotografi me Fleurën ku shkruan “Do me mungosh tmerrsisht shume”.

Ndërsa drejtuesja e emisionit “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani shkruan në profilin e saj në facebook duke e përshkruar si fjalë embël Fleura Kolën.

“Sot sërisht humba një mike të shtrenjtë një vajzë me shpirt të madh me zemër të dlirë dhe fjalëmbël në cdo moment. Kaluam ditë të mrekullueshme në këtë kurs në Sirakuzë qëndruam gjatë të dyja dhe të njoha botën tënde rinore plot ëndërra për jetën dhe plot dashuri për profesionin. Qofsh e xhenetit mikja ime Zoti ta bëftë të lehtë dheun mbi ty. Ndjej një dhimbje të madhe për ty Fleura Kola. 

[portfolio_slideshow] 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura