Reagimet ndërkombëtare/ Erdogan: Shën Sofia është çështja jonë, nuk duam tension në Mesdhe

Jul 12, 2020 | 15:22
SHPËRNDAJE

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se çështja e kishës Shën Sofia është çështje vetëm e Turqisë.

6dd51e67-3d61-4ee6-a585-e82925ae6dc5

“Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sophia ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë  tjetër. Është  çështje jona e brendshme”, tha presidenti turk, duke iu referuar reagimeve për shndërrimin në xhami të Shën Sofias.

Në një intervistë për revistën Kriter, Rexhep Tajip Erdogan u rishfaq në pozicionin e tij për Shën Sophia .

Presidenti turk, tha se vendimi për ta kthyer kishën në muze në vitin 1934 ishte “jashtëzakonisht i dhimbshëm për kombin tonë” .

Në të njëjtën intervistë, presidenti turk gjithashtu përmendi ato që po ndodhin në rajonin e Mesdheut, duke argumentuar se vendi i tij “nuk dëshiron tension në rajon”.

“Unë e them qartë dhe me zë të lartë. Ne nuk duam tension në Mesdhe , i cili ka qenë djep i kulturave të ndryshme përgjatë historisë. Përkundrazi, ne besojmë se depozitat e hidrokarbureve janë një mundësi për të gjithë rajonin, “tha Rexhep Tajip Erdogan.

“Dera jonë është e hapur për çdo ofertë bazuar në bashkëpunim dhe shpërndarje të barabartë. Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë mbi këtë bazë “.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura