RBI: Publikimi i rezultateve të vitit 2019 dhe ndryshimi i perspektivës

Mar 18, 2020 | 14:10
SHPËRNDAJE

Raff1Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka rishikuar perspektivën e saj për shkak të ndryshimit të rrethanave që ndikojnë në mjedisin e përditshëm dhe ekonominë globale, si rezultat i masave që janë marrë për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Ka të ngjarë që kufizimet si pasojë e kësaj situate të sjellin një recesion të rëndë në zonën e euros (supozuar -4% PBB në vitin 2020) me pasoja negative për tregjet e RBI-së (supozuar deri në -6% PBB në vitin 2020):

  • Ne po ulim pritshmëritë tona për rritjen e kredisë për vitin 2020.
  • Raporti i provigjioneve për vitin 2020 aktualisht pritet të rritet në 50 deri në 75 pika bazë, në varësi të kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së situatës
  • Ne synojmë të arrijmë një raport kosto / të ardhurash prej rreth 55 përqind në planin afatmesëm dhe po vlerësojmë se si rrethanat aktuale do të ndikojnë në këtë raport në vitin 2021.
  • Në planin afatmesëm ne synojmë një kthim të konsoliduar të kapitalit prej afro 11 përqind, por ende jemi duke e vlerësuar ndikimin e mjedisit aktual në përfitueshmërinë e vitit 2020.
  • Konfirmojmë objektivin tonë të raportit CET1 rreth 13 përqind.
  • Bazuar në këtë raport ne synojmë të shpërndajmë 20-50 përqind të fitimit të konsoliduar.

RBI-ja ka publikuar gjithashtu raportin vjetor të vitit 2019, të cilën mund ta gjeni online në http://ar2019.rbinternational.com. Në këtë raport nuk është përfshirë pasqyra e rishikuar. Nuk kishte ndryshime të mëdha në shifrat kryesore krahasuar me shifrat e publikuara paraprakisht më 6 Shkurt 2020:

 

Vlerat monetare në Mil EUR 2019 2018 change 2019 2019
Pasqyra e të ardhurave 1-12 1-12   Q4 Q3
Të ardhurat neto nga interesi 3,412 3,362 1.5% 881 866
Të ardhurat neto nga komisionet dhe tarifat 1,797 1,791 0.3% 489 468
Shpenzimet e përgjithshme administrative (3,093) (3,048) 1.5% (848) (748)
Rezultatet operacionale 2,382 2,330 2.3% 794 580
Humbjet mbi asetet financiare (234) (166) 41.2% (154) (68)
Fitimi/humbja përpara tatimit 1,767 1,753 0.8% 468 465
Fitimi/humbja pas tatimit 1,365 1,398 (2.4)% 380 341
Fitimi/humbja e konsoliduar 1,227 1,270 (3.4)% 353 303
Pasqyra e pozicionit financiar 31/12 31/12   31/12 30/9
Kreditë bankare 9,435 9,998 (5.6)% 9,435 9,060
Kreditë konsumatore 91,204 80,866 12.8% 91,204 92,574
Depozitat Bankare 23,607 23,980 (1.6)% 23,607 27,545
Depozitat Konsumatore 96,214 87,038 10.5% 96,214 90,701
Kapitali 13,765 12,413 10.9% 13,765 13,344
Asetet Total 152,200 140,115 8.6% 152,200 150,805

 

 

  2019 2018 change 2019 2019
Raportet kryesore (ratio) 1-12 1-12   Q4 Q3
Kthimi i kapitalit para tatimit 14.2% 16.3% (2.1) PP 15.1% 15.1%
Kthimi i kapitalit pas tatimit 11.0% 12.7% (1.7) PP 12.3% 11.1%
Kthimi i konsoliduar i kapitalit 11.0% 12.6% (1.6) PP 12.8% 10.9%
Raporti kosto/të ardhura 56.5% 56.7% (0.2) PP 51.7% 56.3%
Kthimi i aseteve para tatitmit 1.18% 1.33% (0.15) PP 1.23% 1.24%
Marzhi neto i interesit (norma mesatare e interesit te aseteve qe mbajne interes )

 

 

2.44%

 

2.50%

 

(0.07) PP

 

2.47%

 

2.46%

Raporti i provigjoneve (mesatarja e kredive konsumatore) 0.26% 0.21% 0.06 PP 0.65% 0.32%
Fitimet për aksion në EUR 3.54 3.68 (3.7)% 1.03 0.87
Dividend për aksion në EUR 1.00 0.93 7.5%
Informacione në lidhje me bankën 31/12 31/12   31/12 30/9
Raporti NPE 2.1% 2.6% (0.5) PP 2.1% 2.3%
Raporti i mbulimit NPE 61.0% 58.3% 2.7 PP 61.0% 60.2%
Asetet e ponderuara me risk (total RWA) 77,966 72,672 7.3% 77,966 77,816
Raporti i aksioneve të përgjithshme të llojit të pare (raport i plotë) 13.9% 13.4% 0.6 PP 13.9% 13.7%*
Tier 1 ratio (raport i plotë) 15.4% 14.9% 0.5 PP 15.4% 14.8%
 Par Raporti Total i kapitalit (raport i plotë) 17.9% 18.2% (0.3) PP 17.9% 17.4%

*Përfshihen rezultate YTD

* * * * *

RBI-ja e konsideron Austrinë, ku është një bankë udhëheqëse korporative dhe investimesh, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) si tregun e saj. 13 tregjet e rajonit janë të mbuluara nga bankat e filialit. Për më tepër, Pjesë e Grupit RBI janë edhe shumë kompani të tjera që ofrojnë shërbime financiare, për shembull në qira financiare, menaxhim të pasurive apo M&A (përthithje dhe blerje).

Rreth 47,000 të punësuar u shërbejnë 16.7 milionë konsumatorëve përmes përafërsisht 2,000 degësh biznesi, pjesa më e madhe e tyre në EQL. Aksionet e RBI-së janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat Rajonale Austriake Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është në gjendje të lirë. Brenda Grupit Bankar Austriak Raiffeisen RBI-ja është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve të tjera kredituese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura