Rasti “Monstra”, Zeav bëhet pishman: S’kam thënë se shqiptarët janë pa faj

May 28, 2015 | 11:18
SHPËRNDAJE

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar sot se shqiptarët në rastin “Monstra” nuk janë të pafajshëm dhe se deklarata e tij për gazetën gjermane “Die Zeit” është keqinterpretuar.

Zoran Zaev

“Me siguri ka qenë interpretimi i gabuar i gazetarit. Megjithatë, ka dyshime të mëdha në lidhje me këtë rast. Këtë e shpjegova edhe në atë intervistë dhe natyrisht me zbulimin e së vërtetës rreth liqenit së Smilkovës.

Dyshimet janë të mëdha, qëllimi ynë nuk është për të dhënë gjykime, por sigurisht të zbulojmë të vërtetën”, tha lideri i LSDM-së maqedonase, Zoran Zaev. Ai kishte paralajmëruar më parë se ditën e djeshme do të publikonte materiale të tjera për rastin “Monstra”, ku shtatë shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5 fëmijëve maqedonas, por nuk ndodhi kështu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura