Rasti i rrallë! Djali lind me dy organe gjenitale, mjekët i heqin më të madhin!

Apr 20, 2022 | 15:28
SHPËRNDAJE

Një djalë që kishte lindur me dy organe gjenitale iu është nënshtruar një operacioni për heqjen e njërit prej tyre.

Sipas statistikave, një në një milion djem lindin me dy penisë.

opera

Mjekët në San Paulo thonë se deri më tani vetëm 100 burra me gjendjen e diphallia, janë raportuar në literaturën mjekësore.

Në raportin e tyre për rastin e djalit nga Brazili, ata informojnë se pacienti ishte vetëm 2 vjeç kur u operua, ndërsa nuk shpjeguan arsyet se iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Duke qenë se penisi i majtë ishte më i madh, ekipi i mjekëve dëshironin që t’i hiqnin organin gjenital të djathtë, pasi ishte më i vogël.

Dy organet gjenitale, megjithëse ndryshonin në madhësi, ishin të ngjashëm dhe funksiononin.

Sipas nënës së djalit, të dy kishin aftësinë për të ereksionuar. Por pas ekzeminimeve u vu re, se penisët kishin vetëm 1 nga 2 korpus kavernoza (inde që mbushen me gjak dhe shkaktojnë ngurtësimin e penisit”.

Mjekët zbuluan se ai mund të urinonte vetëm nga penisi më i vogël. Ndërsa uretra e penisit më të madh ishte më e ngushtë.

Prandaj u mor një vendim duke u nisur nga funksionaliteti dhe jo madhësia, ndaj mjekët hoqën penisin më të madh.

Ata filmuan procesin në një video të publikuar në revistën online. Nuk dihet nëse djali do arrijë të ketë ereksione në të ardhmen.

Tek meshkujt me gjendjen e rrallë, ka rrezikshmëri të mosfunksionimit të veshkave, për rrjedhë infeksionin dhe mund të shkaktojë vdekje.

Prandaj konsiderohet si më e përshtatshme që një nga penisët të hiqet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura