Rasti i rrallë, 105-vjeçarja i mbijeton infarktit (VIDEO)

Apr 29, 2016 | 23:27
SHPËRNDAJE

Sherife Gashi nga Mramori i Prishtinës, konsiderohet rast i veçantë në mjekësi. Ajo i mbijetoi infarktit në moshën 105-vjeçare.Sherife-Gashi

Sipas drejtorit të klinikës, Gani Bajraktarit, rasti i pacientes nga Mramori i Prishtinës, konsiderohet i veçantë në mjekësi.

Të moshuarën që në supe mban mbi një shekull jetë, në spital e sollën dhe po kujdesen për të nipat e mbesa e saj, shkruan Express.

Kështu ajo pas kontrollit që mori nga ekipi i mjekëve të sëmundjeve të zemrës të premten u la të shkonte në shtëpi. E sipas parashikimeve, për pak ditë, mund të kthehet në gjendje që të flasë ashtu si para një jave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura