Rasti i pestë me koronavirus në Vlorë/ Bashkëshortët erdhën nga Lombardia, testi i parë i nxori negativë, por pas rëndimit të madh të gjendjes…

Mar 25, 2020 | 12:34
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në pesë numri i rasteve të personave të prekur ngë koronavirusi në qytetin e Vlorës.koronavirus-pacienti-karantina-infektivi-COVID19-Infektivi4

Gazetari i Panorama raporton se rasti më i fundit është ai i një gruaje 70 vjecare nga fshati Poro, e cila u nis mbrëmë me urgjencë në Infektiv.

“Burrë e grua erdhën nga Italia ne date 8 mars. Kane ardhur nga zona e Lombardise dhe kane qene ne survejim nga institucionet e shendetsise ne Vlorë. Pak dite me pare kane telefonuar 127, por nuk kane patur shenja te renda dhe testi I nxori negativë, pra pa virusin.  Dje kane telefonuar serish dhe pas testit gruaja ka rezultuar positive, ndersa burri nuk ka rezultuar I prekur me virus”- raporton gazetari I “Panorama”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura