Rasti i pedagogut të Elbasanit, Fevziu rrëfen eksperiencën e tij të patreguar më parë: Nuk e kam thënë kurrë, para 15 vitesh…

Sep 19, 2019 | 10:55
SHPËRNDAJE

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar mbrëmjen e sotme në “opinion” eksperiencën e tij si pedagog rreth 15 vite më parë dhe se çfarë e detyroi ta braktiste që në ditën e parë.

maxresdefault

Se s’dua ta përmend, se nuk e kam thënë kurrë. Para rreth 15 vitesh, më thirrën tek gazetaria për të dhënë një lëndë. E mora me qejf dhe thashë po jap një semestër. Shkova pasi nuk lashë gjë pa përmbysur një ditë para, megjithëse isha shumë i zënë, me shumë emocion se mbaj mend pedagogët. Kur shkova, nga 40 e sa studentë që kishte grupi gjeta vetëm 6 veta në klasë. Mora regjistrin, i thashë faleminderit atij që më thirri, unë s’vij më as në sezon e asgjë. Tani të humb unë të gjithë pasditen, të përgatitem për të dhënë një leksion dhe të gjej 6 veta në sallë? E lashë po të them që atë ditë. Që atë ditë, siç e mora regjistrin, shkova dhe e lashë. Kur studenti nuk do të vijë, kisha 40 e sa për të ardhur në klasë dhe vetëm 6 veta, që ishin ulur 2 këtu e 2 atje.

fevzo1

Fevziu, në rrëfimin personal të patreguar më parë, tha se pedagogët nuk arrijnë as të motivohen kur shikojnë numra aq të vegjël studentësh në auditore, ndërkohë që pjesa më e madhe nuk paraqitet fare.

“Si do motivohet ai në këtë rast? Këtë e kam rast personal se nuk e kam rrëfyer ndonjëherë. Ika në mes…Një ditë përpara humba minimalisht 2 orë e sa dhe të heq 2 orë kohë për vetëm 6 veta, nuk ka vlerë. Nuk ndjen emocion një herë me 6 veta. E lashë fare, nuk më duhej fare, është humbje. Ti nuk mund të përgatitesh për t’u dhënë 6 vetave kur 40 të tjerë nuk duan fare.” /tvklan.al

auto_ble1446720848

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura