Rasti i pazakontë/ Gruaja shoqërohet në komisariat pasi qeshi me zë të lartë në aktivitetin e kryeministrit Rama (Proceverbali)

Oct 28, 2020 | 22:34
SHPËRNDAJE

Një grua në Tiranë është shoqëruar në komisariat pasi është konstatuar duke qeshur. Ngjarja jo fort e zakontë është regjistruar më 15 tetor në Rrugën “Fuat Toptani” rreth orës 20:10.

unnamed

Në atë moment, kryeministri Edi Rama po zhvillonte një aktivitet dhe një punonjës i gardës ka konstatuar gruan me origjinë nga Dibra duke “prishur qetësinë” publike. Për këtë arsye, ajo është shoqëruar në komisariat.

Në procesverbalin e publikuar nga gazetarja Anila Hoxha thuhet se gruaja teksa dilte nga puna, ka parë kryeministrin Rama dhe pasi ky i fundit i ka thënë diçka, ajo se ka dëgjuar dhe ka filluar të qeshë me zë të lartë.

e2ef8c5c-a8d1-405a-a453-a29f91c154cc

 

Postimi i gazetares Anila Hoxha:

Gruaja qe qesh…!

Nje 45 vjecare me inicialet T.B, perfundoi per pak ore ne komisariatin numer 1 me urdher te gardes, pasi keta te fundit e konstatuan duke qeshur e per kete arsye sipas tyre, ajo po prishte rendin dhe qetesine publike. Madje akoma dhe me teper.

Burimet zyrtare  me thone se ngjarja – ka ndodhur ne daten 15 tetor ne kryeqytet, ne rrugen Fuat Toptani ne oren 20.10. Mes personave qe kane dhene deklarate nuk eshte vetem gruaja qe u shoqerua dhe u pyet, por edhe polici i patrulles qe shprehet se ;

– une nuk kam konstatuar qe kjo femer te prishte qetesine publike.

“Por ate e solli  punonjesi i

Gardes se Republikes ‘ shpjegon si deklarues qe tregon rrethanat e hetimit  oficeri D. D.

Historia e pabesueshme ” e qeshjes se ndaluar”  shtjellohet akoma me teper me rrefimin e vete gruas qe qeshi.

‘ Isha duke dale nga puna qe ndodhet ne Kalane e Tiranes dhe pashe kryeministrin, ku pasi ai tha dicka qe une nuk e degjova mire , qesha me ze te larte”.

Ne keto momente policia e zene ngushte nga kerkesat e Gardes per ta shoqeruar kundravajtesen,  e shoqeroi per veprimet e para hetimore ne komisariatin numer 1. ‘ Femra ne momentin qe na i dorezoi punonjesi i gardes  nuk kishte maske ne fytyre  dhe ne keto rrethana u aplikua  gjoba ndaj saj” deklaron oficeri i cili fillimisht mesohet te kete hezituar dhe per tju bindur gardes ka kerkuar ta kryeje shoqerimin pak minutesh te gruas qe qesh . Polici thotë se ka kerkuar nje sherbim ne te cilin duhet te merrte pjese ne aksion edhe nje oficere femer.

Kjo qe sapo shkrova nuk eshte anektode. Ka ndodhur vertet ne mes te Tiranes dhe raportohet pikerisht keshtu ne shkresat zyrtare. Teutes i kushtoi e qeshura nje xhiro ne polici.

Neser , dikujt  tjeter mund ti kushtoje me shume, por mos rrini asnjehere pas qeshur. Eshte ilaci me i mire per jeten!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura