Rasti i Kumanovës/ Nuhiu: Kemi dokumentuar veprimet e policisë

Jul 17, 2016 | 10:35
SHPËRNDAJE

Edhe me tej vazhdojnë keqtrajtimet e të arrestuarve për rastin “Lagja e Trimave” nga ana e njesitit policor special. Të akuzuarit edhe javën që lamë pas janë ankuar tek avokatët e tyre për dhunë fizike dhe psiqike, që të njejtëve u ushtrohet vazhdimisht, dhe në vecanti gjatë transportit në seancat gjyqësore.

gjyqi-1506_1468743714-4105600

Institucionet kompetente thonë që merren me hetimin e rastit , por deri më tani akoma nuk ka një epilog përfundimtar se cila është e vërteta.  Pavarësisht kësaj, avokatët mbrojtës  alarmojnë në vazhdimësi  se personat e privuar nga lirija për rastin e Kumanovës, ankohen që brutalisht po dhunohen nga njesiti special gjatë trasportit në gjykatë.

“Ju vetë e dini që rasti është pak sensitiv . Sipas meje mund të jetë një lloj revanshizmi nga ana e njësisë  speciale, se pasojat i ka pas konkretisht njësia speciale dhe marrë parasysh gjendjen që këto fyhen dhe shahen në bazë etnike dhe fetare mund të jetë edhe një farë mos durimi etnik mund të them lirisht që është albanofobia në pyetje”, deklaroi avokati Naser Raufi, njofton RTVM2.

Ndërkaq, zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë Agim Nuhiu thotë se ai ka kërkuar që të xhirohet  transportimi i të pandehurve nga burgu deri në gjykatë dhe anasjelltas, me qëllim të  zbardhjes  së të vërtetës por edhe parandalimin eventual të keqtrajtimit fizik dhe psikik.

“Unë kam kërkuar zgjidhje sistemore gjatë gjykimit të djeshëm, ne kemi dokumentuar përkatësisht kemi bërë incizimin e të gjitha veprimeve te policisë të cilët kanë qenë të angazhuar për transportin e të akuzuarve nga burgu deri në gjykatë. Kjo është një prove materiale, të gjithë ata të cilët kanë vepurar jashtë standardeve profesionale sigurisht që do të përgjigjen, kjo është zgjidhja sistemore që kemi nisur të aplikojmë edhe gjatë transportit të akuzuarve për rastin e Kumanovës”, thekson Nuhiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura