Rasti i Eriksen “frikëson” Anglinë, Premier Liga dhuron defribilator për 2 mijë fusha

Jun 26, 2021 | 15:51
SHPËRNDAJE

E gjitha bota u trondit  pas atakut kardiak që Kristian Eriksen pësoi në fushe gjatë ndeshjes që Danimarka luajti me Finlandën në “Euro 2020”.

Një ngjarje që desh i mori jetën mesfushorit të Interit, por pas disa minutash gjendja e tij u stabilizua dhe ndërhyrja e mjekëve ishte ajo që risolli në jetë lojtarin. Mjekët e kombëtares së Danimarkës treguan edhe gjendjen e lojtarit në momentin që luftonte me vdekjen. Sipas mjekëve nëse nuk do të gjendej në ato momente defribilatori  me siguri Eriksen do kishte ndërruar jetë.

Duke parë një rast të tillë që shokoi të gjithë botën, Anglia ka marrë masat e nevojshme për të shmangur ngjarje të tilla.

Premier League ka njoftuar se do të dhurojë defribilatorë të jashtëm të autorizuar në më shumë se 2 mijë fusha në të gjithë Anglinë, duke parandaluar kështu një ngjarje të ngjashme me atë të Kristian Eriksen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura