Rastësi apo e menduar mirë? Pse u ekzekutua sot lideri serb në Mitrovicë

Jan 16, 2018 | 10:49
SHPËRNDAJE

Oliver Ivanoviç u vra sot në Mitrovicë teksa po hynte në zyrat e partisë së tij. Ai u qëllua me 4 plumba nga një autor ende i paidentifikuar.

Por sipas Kurir, ka nje detaj qe e ben te frikshme vrasjen qe ndodhi sot. Ivanoviç u vra në të njëjtën ditë si kandidati për kryetarin e Mitrovicës së Veriut dhe mikun i tij i ngushtë, Dimitrije Janicijeviç katër vjet më parë.

Janiçijeviç, 35 vjeç ne ate kohe, u vra para shtëpisë së tij, që ndodhej në pjesën veriore të Mitrovicës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura