Rashiq: Në Nish grumbullohen votat e serbëve, dhe mbushen fletëvotime false

Nov 8, 2019 | 23:33
SHPËRNDAJE

Nenad Rashiq, ish-kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit mes disa partive të serbëve të Kosovës, “Sloboda”, ka akuzuar Beogradin zyrtar për manipulimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

Screenshot_5-8-600x360

Rashiq ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se në Serbi janë grumbulluar votat e serbëve, vetëm për Listën Serbe, të cilën qeveria e Serbisë e dirigjon.

Ai ka thënë se në një qendër në Nish janë mbushur fletëvotime, para se të dërgoheshin në Kosovë.

“Në Nish grumbullohen votat e serbëve, dhe bëhen fletëvotime false”, ka deklaruar Rashiq. /Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura