Rasheli vë në siklet Saimir Tahirin, i bën pyetjen që s’e kishte menduar kurrë

Sep 9, 2017 | 22:19
SHPËRNDAJE

Saimir Tahiri ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në spektaklin “Xing me Ermalin” ku për herë të parë foli jo vetëm për anën profesionale dhe politikën, por edhe pasionet e tij, prindërimin etj.

Pasi ju përgjigj pyetjeve pikante të Ermal Mamaqit, ish-Ministri i Brendshëm duket se u gjet i papërgatitur përball pyetjes së Rashelit.

“Cila pjesë në trupin tënd të pëlqen më shumë përveç fytyrës?”, ishte pyetja e Rasheli që e vuri në siklet Tahirin.

“E di si e bëri këtë pyetjen. Si shtriga te Borëbardha para pasqyrës: “Pasqyrë moj pasqyrë, cila është më e mira?”, tha ish-ministri e më pas si për t’i devijuar pyetjes nisi të vinte në dyshim nëse bëhej fjalë për Borëbardhën apo Hirushen. Në fund Tahiri mbeti pa fjalë dhe nuk po i jepte një përgjigje pyetjes, por u shpreh se do ja thotë veçmas Rashelit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura