“Rashë në dashuri, humba babain dhe ngela pa…”-Enca Haxhia tregon vështirësitë dhe momentet e mira që ka kaluar kohët e fundit

Sep 29, 2020 | 9:34
SHPËRNDAJE

Enca është një ndër këngëtaret më të komentuara, e jo vetëm për këngët dhe fansat e shumtë që ka, por edhe për format fizike dhe dekoltenë e bollshme.

enca2

Ditën e djeshme, nisur nga mesazhet e fansave, ajo ka treguar momentet e mira dhe të këqija që ka kaluar kohët e fundit, nëpërmjet disa postimeve në Instastory.

enca-4

Unë preferoj që të ndaj vetëm momentet e mia të mira në Instagram, sepse dua që të ndaj vetëm pozitivitet dhe të mbaj mend momentet e bukura, por jeta nuk ka vetëm nga momentet e mira. Kështu që, ndonjëherë mendoj se duhet t’i normalizojmë edhe ditët e këqija. Mendojeni jetën si piano! Ka ditë të bardha dhe të ditë të zeza. Jeta është një piano”, shkruajti ajo.

enca haxhia (3)

Në mesin e këtyre momenteve, Enca zbuloi se është dashuruar dhe se ka humbur disa miq jo të vërtetë e po ashtu ka mbetur edhe pa punë si pasojë e pandemisë.

enca haxhia (4)

Premiera e filmit, eksperienca e parë e madhe si aktore, turneu i filmit në Evropë, emocione të reja. Më shumë kohë për veten time, miqtë dhe familjen për shkak të pandemisë. Ndërtova një shtëpi muzikore, duke prodhuar vetë muzikë. Publikova një hit të madh. Kalova pushime verore të mrekullueshme. Rashë sërish në dashuri”, ishin momentet më të mira për këngëtaren.

enca haxhia (1)

Pak kohë më parë, këngëtarja theu këmbën dhe iu nënshtrua një operacioni dhe si rrjedhojë, këtë periudhë po e kalon në shtëpi, duke marrë veten.

enca (5) enca (7) enca (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura