Raporti sekret, OSBE: Informacionet i kemi nga mediat vendase

Sep 11, 2015 | 15:42
SHPËRNDAJE

Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar lidhur me një raport sekret të lidhjeve të politikanëve shqiptarë me krimin.

osce
Sipas Prezencës, informacioni që përmban raporti e ka bazën e tij në lajmet që janë publikuar në mediat vendase.

SQARIMI I OSBE

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është njohur me botimin, të paautorizuar, të disa pjesëve nga një përmbledhje e brendshme e vitit 2014, bazuar në informacion që qarkullonte në publik, për lidhjet e mundshme mes biznesit dhe politikës.

Përmbledhja bazohej në informacionin e nxjerrë nga raportimet në mediat lokale në Shqipëri, si background për klimën politike dhe për akuzat që qarkullonin në publik në atë kohë. Ne nuk mund të komentojmë lidhur me vërtetësinë e raportimeve në media.

Përmbledhja nuk pasqyron asnjë qëndrim zyrtar apo gjykim të OSBE-së.

Prezenca e OSBE-së beson fuqimisht në rëndësinë themelore të etikës në jetën publike dhe do të vijojë të punojë me Kuvendin e Shqipërisë dhe me të gjitha partitë politike për ta theksuar këtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura