Raporti për azilkërkuesit, ish-ministrja lëshon alarmin: Rrezikojmë kthimin e vizave

Sep 25, 2018 | 16:24
SHPËRNDAJE

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha deklaroi se numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë, mund të kthehet në ‘bombë’ për lëvizjen e lirë.

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Gjosha zbulon se, në një raportin mbi azilkërkimin në vendet e BE nga EUROSTAT, sërish Shqipëria renditet në krah të vendeve me numër të lartë të azilkërkuesve.

“I rikujtoj qeverisë se në raportin e fundit të Këshillit Europian theksohet qartë se i kërkohet Komisionit Europian të shprehet në një raport të posaçëm për çështjen e azilkërkuesve shqiptar. Aq sa mund të duket thjesht si çështje raportesh në letër, aq dhe mund të kthehet në një rrezik për lëvizjen e lirë dhe rikthimin e vizave”, paralajmëron ish-ministrja.

gjosha

REAGIMI I GJOSHËS

Azilkërkuesit mund të kthehen sërish në bombën e madhe të perspektivës tonë evropiane dhe të lëvizjes tonë të lirë!

Sot në një raport mbi azilkërkuesit për herë të parë në vendet e BE, Shqipëria renditet përsëri krah vendeve me numër të lartë të njerëzve që largohen nga vendi. Ndryshimi i vetëm dhe absurd është fakti që vendi ynë nuk është as në gjendje lufte dhe as një vend jashtë kufijve të Europës.

Ky numër i lartë edhe gjatë muajve të fundit të 2018-ës, përvec se është një tregues i gjendjes së rëndë ku ndodhet vendi ekonomikisht, çështja është se në muajt që vijnë ky fenomenon do të kthehet në bllokues të negociatave dhe të perspektivës europiane të Shqipërisë!

I rikujtoj qeverisë se në raportin e fundit të Këshillit Europian theksohet qartë se i kërkohet Komisionit Europian të shprehet në një raport të posaçëm për çështjen e azilkërkuesve shqiptar.

Aq sa mund të duket thjesht si çështje raportesh në letër, aq dhe mund të kthehet në një rrezik për lëvizjen e lirë dhe rikthimin e vizave!

Deliri i qeverisë për arritjet e mëdha imagjinare shprehet qartë në skemën e mëposhtme!

42489190 896139680577489 3786962343800340480 N

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura