Raporti mjekësor i Tom Doshit, avokati i deputetit: Padi Spartak Brahos dhe Ilir Metës për shpifje

Mar 26, 2015 | 16:25
SHPËRNDAJE

UPDATE/ “Nëse klienti im arrestohet, ky do ishte arbitreti më i madh që mund të ekzistojë”. Kështu është shprehur avokati i deputetit Tom Doshi sot në dalje nga Prokuroria e Përgjithshme, ku kishte shkuar siç tha ai për të marrë në dorëzim të gjitha dokumentet që ka organi i akuzes, të cilat kanë cuar në gjykimin për veprat penale për të cilat akuzohet Doshi.

Spartak Braho dhe avokati i Tom Doshit. Vladimir Meçi

Sipas avokatit Vladimit Meçi, klienti i tij, në këtë rast Tom Doshi, mund të arrestohet vetëm me vendim të Gjykatës së Lartë.

“…nëse ka dalë urdhër ndalimi, ky është arbitrariteti më i madh që mund të ekzistojë dhe edhe në shtete diktatoriale kjo gje nuk ekziston…klienti im mund te arrestohet vetem me vendim te gjykates se larte”,- tha Meçi.

“Deputeti Tom Doshi është në shptëinë e tij, s’ka mundur të largohet, s’i është fshehur hetimit, ka qenë dakort që në fillim të përballet me prokurorët, të japë deklarimet e tij…vendimi i parlamentit ishte surprizë, se mendova se deputetët do respektonin Kushtetutën e Republikës, do respektonin veten e tyre, parlamentarizmin”,- theksoi avokati mbrojtes i Doshit.

Lidhur me deklarimet që bëri një ditë më parë kryetari i komisionit të sigurisë se ishte falsifikuar gjendja shëndetësore e deputetit Tom Doshi, avokati i këtij të fundit tha se deputeti do të ngreje padi për shpifje ndaj Spartk Brahos dhe ndaj kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

“pa diskutim jo vetëm zoti Braho por edhe kryetari i Kuvendit ka shpifur në dëm të klientit tim dhe në dijeninë që unë kam, klienti do paraqesë kallëzim penal, padi’,- tha Meci.

Pse keni ardhur të takonin zotin Llalla?

“Kam bërë kërkese ne Prokurorine e Pergjithshme që të vërë në dispozicion dokumentet dhe materialet të cilat janë ato që kanë determinuar më pas regjistrimin e emrit të Doshit në regjistrin e veprës penale, për të parë arsyetimin që është përdorur në arritjen e përfundimit….erdha ti marr sot duke menduar që është e drejta jonë të përgatitemi për mbrojtjen për tu paraqitur përpara Gjykatës së Lartë”,- tha Meçi.

Rreth orës 16:00 avokati i zotit Doshi, Vladimir Meçi është paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme. Prezenca e Meçit në prokurori vjen pas dy orësh takimi me deputetin e Shkodrës. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura