“Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS”.
Me kete deklarate ka reaguar zedhenesi i presidentit, pas deklarates se bere nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, pak pasi Komisioni i Venecias miratoi raportin per Meten, duke bere edhe disa propozime.
Sipas Balles, Presidenti Meta nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog, ndersa ka theksuar se sipas tij, kreu i shtetit shkeli të drejtën themelore për t’u zgjedhur.
Zedhenesi i Presidentit, ka thene se porpozimet e tij, “gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias. Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propogandën bajate me titra të porositura”.
Reagimi i Tedi Blushit
Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias.
Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propogandën bajate me titra të porositura.
I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga raporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draf-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi.
Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS.
Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al