Raporti i vdekjeve në Shqipëri, dalin shifrat: Ja nga se humbasin jetën shqiptarët

May 22, 2018 | 14:51
SHPËRNDAJE

90 përqind e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga shkaqe natyrore. Në total në vitin 2017, kanë ndëruar jete 22.232 shqiptarë. Ky numër është më i lartë se lindjet.

Peshën më të madhe këtu e mbajnë sëmundjet kronike të zemrës dhe tumoret. Nga zemra vdesin më shumë femrat ndërsa nga tumoret janë meshkujt në vend të parë.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Statistikave mbi shkaqet e vdekjeve në Shqipëri, 90.1% e shqiptarëve vdesin për shkaqe natyrale, pra sëmundje të ndryshme, 0.9% kryejnë vetëvrasje dhe 2.1% vdesin në aksidente.

vdekje

Në 2017, 11.926 vetë kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të zemrës, me 2.5% rritje nga një vit më parë dhe po me hapa kaq të frikshëm, është rritur numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të tumoreve të ndryshme, me 2.1%.

Statistikat janë rritur ndjeshëm kur flitet për sëmundjet kockave dhe kyceve, me rritje 42.3%, sëmundje të frymëmarrjes, të sistemit nervor apo sëmundje që shfaqen në periudhën rreth lindjes.

Në klasifikimin e sëmundjeve, rezultojnë në rënie të ndjeshme numri i vdekjeve nga sëmundje të lëkurës, ndërlikimet gjatë shtatzanisë dhe lindjes, sëmundje infektive apo për shkak të traumave e helmimeve. Grup-mosha më e prekur nga sëmundjet e zemrës, me 84.8% është ajo mes 50-80 vjec por nga tumoret janë më të rrezikuar personat nga 40-49 vjec, me 38.6% të numrit të vdekjeve.

Në 2017-ën, numri më i lartë i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës është shënuar në Berat dhe Kukës, me mbi 60%. Ndërkohë në Shkodër është shënuar numri më i lartë i vdekjeve për shkak të tumoreve. Në Lezhë, numri më i lartë i vdekjeve është shënuar për shkak të dëmtimeve traumatike dhe helmimeve.

Ndërsa Elbasani është në krye për numrin e vdekjeve nga simptoma e sëmundje të papërcaktuara mirë.

 Top Channel
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura