Raporti i Ramës për Korçës, deputeti i PD-së i përvishet: 8 premtimet që s’i mbajte

Aug 11, 2017 | 11:02
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar analizën e kryeministrit Rama në lidhje me rezultatet e votimeve në Qarkun e Korçës.

SalianjiPS pati një rënie të lehtë, dhe Salianji tregon sipas tij edhe 8 premtimet që ai s’i mbajti kurrë.

STATUSI

Raporti i Ramës i zbulon qytetarëve sa halle kane! E pangjarë! Ne raportin e kryeministrit për qarkun Korce deklarohen 45 sektorë dhe ceshtje të mëdha me probleme.

Nuk ka asnje sektor të padenoncuar për dështim. Turi i dëgjesave është mashtrim i plotë populist. Rama ka qeverisur kater vjet, ka bere fushatë për të rimarrë votat pas katër vjetëve qeverisje, por nuk di cfarë duan qytetarët. Kjo ironi i kalon edhe caqet e teatrit mediatik me të cilin ka qeverisur katër vjet. Cili eshte qëllimi i Ramës i cili po “pushon” duke degjuar hallet që me punë qeverie nuk i zgjidhi dot sic e vërteton vetë ai. Është të qetësojë patologjinë e vet. Ai s’po kryen vecse një truk terapie psikologjike. Rama shkon degjon rrëfimin e halleve me iluzionon qe populli do te shfryjë dufin dhe kaq mjafton! Mendon që mund të kryejë një tur kombëtar  psikoterapie kolektive.

Qytetarët  përsërisin hallet e para katër viteve si ta burgosur të fatit të cilët flasin pas hekurave të pamundesisë, me kënaqësinë që do ndëshkohet ndonjëri dhe qarësinë që asgjë sdo bëhet për ta.

Si mund te besohesh sot kur ne kater vjet nuk perfundove asnje projekt qe e gjete te gatshem, qe ndihmon zhvillimin e Qarkut si:

  1. Rruga Qukes-Qafe Plloçe, e gjetur me projektim dhe financim, dhe nuk u be asnje pune pervec inspektimeve per prerje shiritash!
  2. Rruga Lin-Pogradec dhe 4 vjet ende eshte e paparfunduar
  3. Per 900 m ne hyrje te qytetit te Pogradecit tenderoi pothuajse 10 milion dollare dhe diskriminoi qytetaret e Pogradecit duke mos hedhur asnje lopate per unazen e qytetit
  4. Ne kater vite nuk u ndertua asnje rruge qe lidh fshatrat me qendrat administrative, mos o zot ndonje ujesjelles, as ne Erseke qe e premtuat me te madhe dhe qe genjeni cdo pale zgjedhje.
  5. Rruga Korçe-Erseke-Leskovik rruge e projektuar dhe e lene gati nga qeveria e meparshme, ende ne tym
  6. Ne 4 vite nuk u ndihmua asnje fermer siç ndodhte me pare me vendosjen e tarifave doganore apo me subvencionime, perkundrazi u rriten çmimet e plehrave kimike, naftes, taksave dhe farerave duke e bere me te shtrenjte koston e prodhimit dhe duke ulur çmimet e produkteve bujqesore dhe blegtorale per te favorizuar importues te lidhur me qeverine. Nderprete politikat per ngritjen e disa fabrikave perpunuese qe fermeret te garantojne shitjen e produkteve qe sot i hedhin ne lume!
  7. Qarku i Korçes ka nevoje qe moratoriumi i pyjeve te jete njesoj per te gjithe, jo qytetaret te paguajne si frëngu pulen per ngrohje nderkohe qe firma te lidhura me deputete te PS-se shkaterrojne cte mundin!
  8. Dy investime stradegjike te lena nga qeveria e PD si TAP apo HEC Moglice qe hapen afersisht 4000 vende pune i vendoset nen presion per te punesuar mikitante te rilindjes por nuk bere asnje projekt per te zbutur varferine dhe rritur punesimin

Pse është votuar Rilindja kur pas votimeve turi Ii Rames raporton cdo sektor si deshtim! Kur qytetarët denoncojnë cdo problem të mundshëm, si e kanë votuat Rilindjen?

Pavaresisht blerjeve masive te votes deri ne 200 euro per vote dhe te denoncuara me emer dhe mbiemer nga ne, nje pjese u arrestuan nje pjese u amnistua…. Partia Demokratike ka marre 32.5% te votave ne qark pse 0.3% me shume se ne zgjedhjet e vitit 2013 nderkohe qe gjithe administrata lokale dhe qendrore rreth 9000 persona plus 4000 te punesuar ne TAP dhe HEC Moglica plus mbi 4000 qytetare me ndihme ekonomike selektive, kercenime dhe intimidim me te kriminele te nxjerre nga burgjet Rilindja deshtoi duke marre 1100 vota me pak!

Zbulesa më e madhe e Ramës është që ai vete në raportin e tij jep provën e plote për kauzën e opozitës qe Rilindja nuk kishte asnje arsye per tu votuar!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura