“Raporti i FMN tregon katastrofën ku ndodhet ekonomia shqiptare”, Jorida Tabaku: Vendi do përballet në 2021 me një…

| 10:58
SHPËRNDAJE

jorida tabaku 2 dhjetor

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka komentuar edhe sot raportim kritik të FMN, të cilin e quan alarmant dhe tregues të përkeqësimit të ekonomisë shqiptare.

Sipas Tabakut, ky raport i FM tregon “katastrofën në të cilën ndodhen financat publike dhe ekonomia”.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Tabaku paralajmëroi se vendi do të përballet që në fillim të 2021 “me një borxh publik sa 81.9% e PBB-së pa përllogaritur detyrimet ndaj PPP-ve”. 

Buxheti i vitit 2021 tha Tabaku “nuk ofron asnjë mbështetje dhe asnjë burim dhe strategji për rritjen dhe pritet që kontraktimi i madh ekonomik dhe rritja e deficitit fiskal do të rrisin borxhin publik sipas FMN në 81.9% të PBB në fund të 2020, me skenarin për të shkuar në 88% pa PPP në vijim. Kjo është një situatë alarmante po të mendosh që Shqipëria është e dyta në rajon për Borxhin Publik sipas të dhënave të FMN dhe kjo situatë ka qenë shkak për mungesën e ndihmës ekonomik.

Me gjithë këto fakte të pamohueshme, fatkeqësisht qeveria po vazhdon të ushqejë me gënjeshtra publikun. Duke sajuar një buxhet që nuk është aspak korrekt me parametrat ekonomikë dhe që nuk ofron asnjë vizion apo strategji se si do të zhvillohet ekonomia e Shqipërisë pas këtyre dy krizave të njëpasnjëshme”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Raporti i FMN për ishte i qartë dhe i prerë; ai tregon katastrofën në të cilën ndodhen financat publike dhe ekonomia. Le t’i marrim me radhë:

1. Mesazhi kyç dhe më i rëndësishëm nga FMN lidhej me kujdesin ndaj qytetarëve, sidomos ato vulnerabël. Të cilët qeveria i ka braktisur pasi zgjodhi PPP-të përpara shqiptarëve, zgjodhi pagesat ndaj koncesioneve të oligarkëve përpara pagesës së nevojave të shqiptarëve në mes të pandemisë. FMN është mëse e qartë dhe e shkruan e zeza mbi të bardhë se:

Shqipëria ka paketën më të ulët në rajon për mbështetjen e pandemisë dhe kjo ka rezultuar në impaktin më të madh negativ të krizës në xhepat e shqiptarëve dhe buxhetin e shtetit.

2. Kriza që ka prekur xhepat e shqiptarëve dhe më tej gjithë ekonoinë e vendit përkthehet në një krizë të madhe që do të shoqërohet me një recesion ekonomik sa 7.5% e PBB-së. Kjo do të thotë një krizë edhe më e thellë në tavolinat e shqiptarëve, një rënie e të ardhurave në xhepat e qytetarëve, më shumë biznese të mbyllura dhe më shumë të papunë.

Paralajmërimi i opozitës që vjen si qendrim edhe i FMN, lidhet me ndikimin afatgjatë që kjo krizë do të ketë në ekonominë tonë.

Kjo krizë e ka emrin depresion, i cili po thellohet nga keqmanaxhimi Ramës do të ndikojë në rënien e mëtejshme të PBB-së edhe në vitet në vijim. Kjo do të thotë një rritje e detyrimeve që çdo shtëpi do të ketë tek marketi i lagjes, mungesë të ardhurash dhe ulje të sigurisë në vend.

Vendi do të përballet që në fillim të 2021 me një borxh publik sa 81.9% e PBB-së pa përllogaritur detyrimet ndaj PPP-ve.

Ky buxhet nuk ofron asnjë mbështetje dhe asnjë burim dhe strategji për rritjen dhe pritet që kontraktimi i madh ekonomik dhe rritja e deficitit fiskal do të rrisin borxhin publik sipas FMN në 81.9% të PBB në fund të 2020, me skenarin për të shkuar në 88% pa PPP në vijim. Kjo është një situatë alarmante po të mendosh që Shqipëria është e dyta në rajon për Borxhin Publik sipas të dhënave të FMN dhe kjo situatë ka qenë shkak për mungesën e ndihmës ekonomik.
Me gjithë këto fakte të pamohueshme, fatkeqësisht qeveria po vazhdon të ushqejë me gënjeshtra publikun. Duke sajuar një buxhet që nuk është aspak korrekt me parametrat ekonomikë dhe që nuk ofron asnjë vizion apo strategji se si do të zhvillohet ekonomia e Shqipërisë pas këtyre dy krizave të njëpasnjëshme.

3. I vetmi qëllim i qeverisë është si të përfitojë nga fatkeqësitë që i kanë rënë Shqipërisë. Shihni rastin e tërmetit dhe procesin e rindërtimit që është kthyer në një formulë se si qeveria dhe oligarkët përfitojnë ndërsa shqiptarët rrinë në tenda.

Ky përdorim politik dhe kjo vjedhje e hapur mban aq shumë erë sa edhe FMN në raportin e saj nënvizon nevojën dhe domosdoshmërinë për të qenë transparentë në procesin e rindërtimin.

Aq sa ajo thekson se është e domosdoshme që të sigurohet një prokurim i duhur publik, një mbikëqyrje strikte, një monitorim adekuat dhe një raportim i saktë (përfshirë edhe publikimin e pronarëve përfitues të kontratave të prokurimit) dhe një audit i pavarur i fondeve që të jetë i jashtëm.

Është fakt se mgjs qeveria deklaron shifra stratosferike që po angazhon për procesin e rindërtimit, aktualisht në buxhet janë parashikuar vetëm 280 mln euro të cilët duke pasur parasysh këto tregues nuk kanë për tu realizuar as gjysma.

4. Buxheti i shtetit po demostron sot të gjitha problemet e akumuluara gjatë keqqeverisjes së Ramës. Tërmeti dhe më tej pandemia kanë evidentuar problemet kronike që kanë ardhur si pasojë e keqpërdorimit të taksave të shqiptarëve.

Raporti thekson detyrimet e prapambetura që sipas KLSH kanë arritur në pothuajse 600 mln euro dhe janë duke cenuar rëndë financat publike. Këto të fundit po rrezikohen prej tenderimeve jashtë buxhetit, prej rritjes së korrupsionit, prej parashikimeve jashtë realitetit, prej projekteve të paqëndrueshme dhe prej PPP-ve të cilat pritet që në 2021 të arrijnë nivelin 50% të PBB.

5. Së fundi, por jo për nga rëndësia, Shqipëria sot vuan lakun fiskal që e ka kapur prej fyti që në vitin 2014. Bizneset sot vuajnë një sistem të taksave të paqartë, një administratë tatimore të korruptuar dhe kjo përkthehet në rënie të të ardhurave për buxhetin por edhe barrë fiskale e rënduar për biznesin.

Përfituesit në këtë sistem kanë qenë një grup i vogël biznesesh të cilat dhe në kohë fakteqësia janë zhvilluar e rritur ndërkohë që masivisht bizneset pa mbështetje kanë ulur qepenat. Sot qeveria ka më shumë përjashtime nga taksat për miqtë dhe klientët e saj dhe taksa të larta për 97% të bizneseve.

Këto biznese apo persona përfitojnë nga taksat e shqiptarëve, nga tarifat e shqiptarëve dhe nga buxheti i shqiptarëve edhe në kohën e një pandemie.

Aq tragjike është kjo situatë saqë edhe vetë FMN po e kritikon përherë e më fortë neglizhencën tmerruese të qeverisë karshi qytetarëve që të paguhen PPP-të. Kontratat e këtyre të fundit kanë shkatërruar edhe parimet më minimale të menaxhimit të buxhetit.

Për këdo në Shqipëri dhe jashtë saj, përfshirë dhe FMN, është e qartë që kjo mazhorancë, kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk janë as zgjidhja dhe as rruga e Shqipërisë. Shqiptarët janë sot jetimët e Ballkanit pasi Rama ka zgjedhur të ndajë taksat e shqiptarëve me oligarkët.

Vendi është në depresion dhe të dhënat makroekonomike tregojnë një të ardhme jo aq të begatë, pasi buxheti është keqmanaxhuar për 7 vite e kusur.

Sot bizneset, taksapaguesit, punonjësit kanë nevojë për një sistem të drejtë, që vlerëson punën për taksën e sheshtë të cilën ka në qendër të programit të saj PD.

Prandaj është e nevojshme të kemi një ekonomi që punon për të gjithë e jo për pak, një qeveri që punon për njerëzit.

Shqiptarët kanë nevojë për një shtet që ofron shanse të barabarta, që buxhetin e tij e menaxhon si një mundësi për të incentivuar punën dhe sipërmarrjen jo si një thes të madh që shpërndan favore.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.