Raporti i FMN: Të ardhurat e ulëta po minojnë buxhetin

Jan 17, 2016 | 9:28
SHPËRNDAJE

Shqipëria nuk ka plotësuar 8 kritere në transparencën e buxhetit dhe të dhënave fiskale nga 36 kritere vlerësuese për 2015-n.

Të dhënat janë bërë publike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ku janë matur standardet në kodin e transparencës fiskale. Raporti vlerëson se buxheti rrezikohet nga parashikimet që qeveria bën në mbledhjen e të ardhurave, duke i mbivlerësuar parashikimit. Mungesa e të ardhurave nga mosarkëtimi po minon besueshmërinë e buxhetit.

FMN
FMN

Ndryshe nga ç’ndodhi në konferencën e fundit me FMN-në në muajin tetor, ku gjuha që përdori ishte shumë teknike, Fondi zgjedh të jetë më i drejtpërdrejtë për situatën ekonomike. Në raport ndërkombëtarët ngrenë shqetësimin se buxhetit i kanë munguar të ardhurat për shkak të mosrealizimeve dhe kjo e ka detyruar qeverinë të ndryshojë buxhetin, por kjo ka minuar besueshmërinë e buxhetit.

“Parashikimi fiskal dhe buxhetimi rregullohet nga legjislacioni gjithëpërfshirës dhe një kornizë fiskale afatmesme. Megjithatë, gjatë dekadës së fundit, zyrtarët i kanë mbivlerësuar parashikimet për rritjen ekonomike nga 1.5 për qind dhe arkëtimin e të ardhurave me 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Si rezultat, buxheti i miratuar shpesh është ulur ndjeshëm gjatë vitit për shkak të mungesës së të ardhurave, duke minuar besueshmërinë e tij”, thuhet në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Transparenca fiskale u vlerësua mbi bazën e tri shtyllave: mbledhja e të ardhurave, buxheti dhe menaxhimi i risqeve. Më tej raporti vlerëson se të ardhurat mbulojnë shpenzimet e qeverisë dhe pagimin e borxhit. Konkluzionet vijnë pas kërkesës së qeverisë shqiptare për të analizuar transparencën fiskale.

REKOMANDIMET Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë 7 rekomandime qeverisë për përmirë- simin e transparencës fiskale. Fillimisht në raport rekomandohet ngritja e një këshilli të pavarur fiskal, që do të vlerë- sojë parashikimet si për të ardhurat, ashtu edhe për rritjen ekonomike.

E thënë ndryshe, Fondi kërkon ekspertë të pavarur që të shohin nëse parashikimet që bën qeveria për mbledhjen e të ardhurave në buxhet janë të fryra apo të realizueshme. Po ashtu rekomandohet në raportet fiskale përfshirja e opinioneve të ekspertëve për përmirësimin e gjendjes së deficitit buxhetor, borxhin dhe të ardhurat. Publikimi i të dhënave nga thesari, departamenti i borxhit, i buxhetit si një paketë të vetme, pasi aktualisht të dhënat raportohen të ndara.

Është kërkuar publikimi i një raporti vjetor me të ardhurat tatimore dhe shpenzimet. Parashikimet mbi të ardhurat e buxhetit duhet të krahasohen edhe me parashikimet e të ardhurave nga këshilli i ekspertëve të pavarur fiskalë.

DORINA AZO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura