Raporti i DASH/ Rama i përgjigjet “flakë për flakë” Bashës: Do, s’do ajo seli…

Jul 31, 2018 | 21:25
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i eshte pergjigjur akuzave te forta te PD-se, pas raportit me te fundit te DASH, me kritika te shumta per kontratat e partneritetit publik-privat të qeverisë aktuale krahas shqetësimeve mbi nivelin e lartë të korrupsionit, presionit për të punësuar kompani të lidhura politikisht dhe mungesës së aksesit të kompanive në rrjetin e energjisë elektrike.

edi-rama-780x439

Me nje shenim ne Twitter, pas deklarates se kryedemokratit Basha qe theksonte se situata ne vend eshte “minë qe duhet çaktivizuar sa më parë, ndryshe do të shkretojë gjithçka”, Rama ka theksuar prere se “do s’do ajo seli plagët po luftohen sot si kurrë më parë”.

Reagimi i Rames 

Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për 170vende, ferman kundër qeverisë. Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun
Do pushtetin e thotë kur ishim më keq ishim më mirë. Po do s’do ajo seli plagët po luftohen sot si kurrë më parë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura