Raporti i DASH, qeveria në shtator harton ligj për deputetët e inkriminuar

Jul 28, 2015 | 17:20
SHPËRNDAJE

Një ditë pas publikimit në raportin e DASH-it se në Parlamentin shqiptar gjendet një deputet i dënuar më parë për favorizim prostitucioni, qeveria shqiptare reagon duke thënë se në shtator do të hartojë një kuadër ligjor për të luftuar këtë fenomen.

Lajmin e ka bërë të ditur zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea. “Lidhur me rastin e deputetit të përmendur në raport ju bëj me dije se nga shtatori i ardhshëm qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar të hartojë bashkë me partnerët, një kuadër ligjor specifik për të plotësuar standardet më të larta që do i japin zgjidhje njëherë e mirë kësaj çështjeje kaq të debatuar”, thotë ajo.

Më tej, Zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea e ka cilësuar raportin e DASH të një dite më parë, si “ndër më të mirat për Shqipërinë që kur departamenti ka filluar të hartojë raporte të tilla”.

Ajo ka krahasuar raportet e mëparshme teksa tha se qeveria e sotme “e gjeti Shqiperine në listën e vendeve në vëzhgim dhe e ngriti në një katergori më lart, duke e hequr nga kjo renditje e turpshme. Shqiperia ka qenë dy herë në një renditje si vend ne vezhgim”. 

zv-min-e-brendshmeFoto-ASipas saj, “ata që bërtasin sot tregojnë se më e pakta se kanë lexuar raportin e jo më të njohin kriteret e kalsifikimit”.

Duke iu përgjigjur faktit që DASH tha se një deputet i Parlamentit shqiptar eshte trafikant i qenieve njerezore, Gjebrea tha se qeveria shqiptare kundër trafikimit te qenieve njerezore ka hartuar strategjinë e re dhe planin kombëtar të veprimit.

Teksa ka falenderuar SHBA-te për bashkëpunimin, Gjebrea tha se raporti i DASH cilesohet nga Ministria e Brendshme dhe qeveria si “arritje për qeverinë shqiptare dhe nxitje të mëtejshme për të bërë më shumë në luftën kundër trafikimt të qenieve njeeëzore”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura