Raporti i Antimafies italiane: Shqiptarët dhe maqedonasit të përfshirë në trafikun e drogës dhe prostitucionit! Infiltrimi kriminal më i lartë në…

Oct 2, 2022 | 7:13
SHPËRNDAJE

“Shqiptarët dhe maqedonasit janë të përfshirë në trafikun e drogës në Itali dhe atë të prostitucionit”. Kështu thuhet ndër të tjera në raportin e DIA-s (Drejtoria e Hetimit Antimafia), e cila thekson se provinca e Peskarës ka rrezikun më të lartë të infiltrimit kriminal.

Dia Direzione Investigativa Antimafia-2

Raporti i cili flet për gjysmën e dytë të vitit 2021 thotë se zona metropolitane edhe për shkak të pozicionit të saj gjeografik është e ekspozuar ndaj rrezikut të infiltrimit kriminal nga organizata kriminale në veçanti nga Pulia dhe Kampania, veçanërisht në sektorin industrial dhe tregtar.

“Në këto territore, falë edhe lidhjeve me vendet e Ballkanit, ka një prezencë të konsiderueshme të komuniteteve të huaja, veçanërisht shqiptarëve dhe maqedonasve, të përfshirë shpesh në trafik droge, si dhe në shfrytëzim prostitucioni. Për më tepër, gjetjet hetimore në të gjithë zonën metropolitane nxjerrin në pah praninë e grupeve të tjera etnike rome që kontribuojnë në vepra të paligjshme si tregtia e drogës, fajdeja, bixhozi, mashtrimet, zhvatja dhe pastrimi i parave si dhe në shfrytëzimin e prostitucionit”, thuhet në raport.

DIA vëren se rreziku i infiltrimit kriminal vazhdon të vijë nga jashtë pasi nuk ka organizata mafioze indigjene në Abruzzo, raportojne mediat italiane.

“Konkretisht, në zonën e Apenineve vihet re prania e botës së krimit të Campania-s dhe Lazios, ndërkohë që brezi bregdetar është më i ekspozuar ndaj aktiviteteve të paligjshme si tregtia e drogës, zhvatja, shfrytëzimi i prostitucionit dhe krimet grabitqare të favorizuara nga prania e grupeve kriminale, kryesisht me origjinë të huaj”, thekson raporti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura