Raporti i agjencisë së BE për mjedisin/ Zëdhënësja e PD: Ajri në Tiranë burim kanceri

Sep 21, 2020 | 19:15
SHPËRNDAJE

Duke marrë shkasë nga një raport i Agjencisë së Mjedisit në BE ku thuhet se një në 4 vdekje në Shqipëri lidhet me ndotjen, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ndalet tek Tirana, si qyteti më i ndotur sipas saj.

Ina-Zhupa-675x450

Zhupa thotë se Tirana rrit përditë rrezikun e vdekjes së qytetarëve të tij me ndotjen që vetëm shtohet si pasojë e betonizimit masiv.

“Ajri që ne thithim në Tiranë është i rrezikshëm për shëndetin tonë, është burim kanceri dhe burim vdekjeve”- shton ajo.

Reagimi i plotë:

Një në katër vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ndotjes së ajrit. Kështu raporton BBC, duke iu referuar një raporti të Agjencisë së Mjedisit të BE. Sipas raportit Shqipëria është një nga vendet ku numri i vdekjeve nga ndotja është rekord, gati 23 përqind e totalit te vdekjeve.

Tirana është qyteti me ndotjen më të madhe, qyteti që po rrit përditë rrezikun e vdekjes së qytetareve të tij me ndotjen që vetëm shtohet si pasojë e betonizimit masiv dhe të pakufijshëm të saj.

Përkundrejt propagandës së Veliajt me pemë edhe me biçikleta, kemi një Tiranë që është betonizuar masivisht. Kullat janë bërë e zakonshme e zonës kryesore të qytetit të Tiranës.

Ajri që ne thithim në Tiranë është i rrezikshëm për shëndetin tonë, është burim kanceri dhe burim vdekjeve.

Për shëndetin e fëmijëve tanë, për shëndetin e prindërve tanë, për shëndetin tonë, duhet ndalur kthimi i Tiranës në qytetin e vdekjeve nga ndotja e ajrit, në qytetin e pajetueshëm nga betonizimi!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura