Raporti/ ESI: Çfarë qëndron pas shkarkimit të Ditmir Bushatit nga kryeministri Rama

Apr 26, 2019 | 18:25
SHPËRNDAJE

European Stability Initiative (ESI), ka publikuar së fundmi një raport prej 35 faqesh mbi çështjen e Kosovës dhe qëndrimet e aktorëve të interesuar për këtë temë.

Edi-rama-Ditmir-Bushati-640x474

Instituti thotë se shkarkimi i Ditmir Bushatit erdhi pikërisht për këtë temë.

“Kryeministri i Shqipërisë është grindur me kryeministrin e Kosovës për të ardhmen e Kosovës dhe shkarkoi një ministër të Jashtëm të respektuar, i cili paralajmëroi për rrezikun e ripërcaktimit të kufijve në baza etnike”, shkruhet në faqen 21 të raportit.

Sipas ESI, një ‘think tank’ i specializuar për Evropën Juglindore, BE-ja është e ndarë për sa i përket Kosovës, ndërsa Gjermani dhe SHBA-ja nuk e besojnë njëri-tjetrin në Ballkan.

Raporti kujton rezolutën e Parlamentit të Kosovës kundër Presidentit Hashim Thaçi, i cili pretendonte të angazhohej vetë drejtpërdrejt në bisedimet me Serbinë.

Sipas ESI, diskutimet për ndryshime kufijsh janë për Ballkanin kthim në të kaluarën.

2f2ace26-4986-48ee-934e-91a0339ded85

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura