“Ranishtja 4″/ Pas 12 zyrtarëve, në pranga i kërkuari. Ja kush u arrestua sot

Mar 28, 2018 | 8:27
SHPËRNDAJE

Ne vijim te Operacionit “Ranishtja”, pas arrestimit te 12 zyrtareve, sot policia ka prangosur nje tjeter person, qe ishte i shpallur ne kerkim. Policia Lezhe ben me dije se ka arrestuar shtetasim Nikoll Tinaj, 58 vjeç , banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.

Policia LEzhe

Njoftimi i policise 

Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një tjetër prej të shpallurve në kërkim.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko – Financiar në D.V.P. Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale në Policinë e Shtetit si dhe me Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Departamentin e Policisë Kriminale është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

-Nikoll Tinaj, 58 vjeç , banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.104 datë 26.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura