‘Ramizi qeshte’, Sokol Hoxha: Enveri më tha se dikujt i duhej vdekja e Hysniut. Pse s’flet më Vito Kapo?

Dec 12, 2017 | 9:16
SHPËRNDAJE

Djali i Enver Hoxhes, Sokoli ne vijim të intervistës së tij dhënë në “Panorama” zbulon prapaskena per vdekjen e Hysni Kapos, teksa rrëfen bisedën më të atin për ketë vdekje, cilesuar si e papritur dhe duke bere publik dyshimet e ish-diktatorit per sa ndodhi.

enveri dhe hysni

“Unë dëshmoj për shqetësimet e babait, për mënyrën se si humbën një pas një këto figura të rëndësishme të regjimit. Hysni Kapo vdiq në 1979 në një klinikë në Paris. E shoqëronte gruaja e tij Vito dhe Llambi Ziçishti, ministër i Shëndetësisë. Me urdhër të babait për shqetësim të madh për diagnozën e Hysniut, u nisën dhe Ramiz Alia e Kadri Hazbiu. Nga vetë pohimet e Vitos, kam mësuar për buzëqeshjen e Ramiz Alisë, shqetësimin e Kadri Hazbiut dhe zhdukjen në Paris të ministrit të Shëndetësisë, Llambi Ziçishti. Për këtë qëndrim, e di që është kritikuar nga babai im për të mos hapur panik në popull. Këtë gjë Vito Kapo e përsërit në një intervistë në ‘94 por, çuditërisht, ajo nuk foli më për këtë pikë. Edhe pse ne, në botimet e 2004-s, e shtruam çështjen troç: pse nuk flet më Vito Kapo për Ramiz Alinë, siç foli në 1979 dhe siç foli në 1994?!”- thote ai.

Sipas Sokolit, Ramiz Alia është shfaqur i buzëqeshur kur vdiq Hysni Kapo. “Këtë e pohojnë, përveç Vitos, dhe të gjithë punonjësit e ambasadës”- thote ai.

Madje sipas tij, Ramizi qeshte, pasi “i iku një pengesë në rrugën drejt kreut të shtetit”.

“Hysniu ka qenë numri 2 në hierarkinë partiake. Pra, ishte binomi Enver –Mehmet që mbulonin partinë dhe kryeministrinë, por Hysniu brenda linjës së partisë ishte i dyti. Me vdekjen e Hysniut dhe me vdekjen më vonë të Enverit, së paku në këtë linjë do të mbetej Ramizi”- thote Sokoli ne “Panorama”.

Ai tregon se Enveri kishte me shume afrimitet me Hysniun, por dhe me Mehmetin kishte marrëdhënie shumë të mira të respektit reciprok, por jo marrëdhënie të ngrohta familjare.

“Ka dashur Hysni Kapon, ndonëse i ka rezultuar shumë vonë politika nepotike e tij apo e së shoqes, pasi ai mbulonte kuadrin, që të zotëronte nën autoritetin e Enver Hoxhës gjithë strukturat e jetës së vendit. Hysni Kapo donte të forconte krahun e tij kundrejt Mehmet Shehut pas vdekjes së Enver Hoxhës”- thote Sokoli.

Ai tregon se vete Enveri i ka thene se “e priste për vetë diagnozën kancer në pankreas, por asnjëherë aq befasishëm”. Pra, sipas tij, “babai më ka shprehur shqetësimin që dikujt i është dashur kjo vdekje, për të qenë aq e befasishme”, por pa vene gishtin se kush mund te ishte ai.

Aristir Lumezi/ PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura