“Ramize Gjebrea e kishte vënë në kllapë Zaho Kokën për s*ks!” Historiani zbulon prapaskenat e lidhjes së dashurisë mes dy partizanëve! Kurthi që i ngritën dhe dëshmitë e forta

Jan 28, 2022 | 21:08
SHPËRNDAJE

Zaho Koka-ramize gjebreaGjyqi Partizan i Brigadës së Pestë ka vendosur në marsin e vitit 1944 pushkatimin e Ramize Gjebres, e akuzuar për lidhje intime me Zaho Kokën.

VIJON NGA NUMRI I KALUAR (LEXO KETU)

Në zbatim të tij, një skuadër partizane ekzekutoi me pushkatim Ramize Gjbrenë. Kanë kaluar vite e dekada qysh atëherë dhe ngjarja e mistershme vazhdon të mbetet enigmë. Më në fund historiani Vasfi Baruti sjell një retrospektivë të zgjeruar me dëshmi, fakte dokumente, hipoteza e kujtime në librin “Nega Totum” (Asgjë e vërtetë) ku zbardh mjaft nga të panjohurat e historisë së Gjebresë.

Gazeta “Panorama.al” publikoi një ditë më parë mesazhet denoncuese të partizanëve të tjerë ndaj Zaho Kokës dhe Ramize Gjebresë, ndërkohë që historiani në zbulimin e fakteve tregon se dyshja ka rënë pre e një skenari të parapërgatitur.

AKUZA E PARË
Denoncuesi i parë, intendenti, akuzon se tërë natën “ishte” në dhomën ku Zaho e Ramize në prani të tij “jo një çikë a një copë herë, por kanë vazhduar tërë natën si me qënë burrë e grua të kurorëzuar e mbyllur në gjerdhuk”.

Dhe intendenti gati “kishte vdekur nga të ftohtit” ngase nuk mund të ndizte zjarr “që të mos prish qetësinë e shokëve të mësipërm deri ora 3-4 pas mesnate.”  Intendenti raporton se i kishte “parë” me sytë e tij: … Kur u thanë djersët e u hy të ftohtit shokëve Zaho e Ramize, të cilët si pa gjë të keq patën paturpësinë të ngrihen që të dy tok, njëri sikur të ndezi zjarrin dhe tjetri të dalë jashtë me nxitim tue fituar nga errësira e dhomës e të mbërthehet e të zbërthehet punë për ata.

“Dashnorë” që bëjnë dashuri ekstremiste seksi në prani të intendentit? Interesanti, me shumë kulturë e Zaho- me mentalitet fshatari e karakter të fortë “bëjnë” dashuri ekstremiste në sy të partizanit intendent?

Komisarët, dashuri në sy të ushtarit të tyre intendent? Në luftë intendentët ishin syri e veshi i fshehtë i partisë, e di mirë këtë Gjebrea dhe Zaho, se çka sheh e dëgjon intendenti e çon tek zëvendëskomisari Manush Myftiu, që kish në vartësi shërbimin e fshehtë. Shtëpia e P. Dhimitrit ku “bëhej” dashuri ishte në Vuno, dhe Zaho shtëpinë e kish fare pranë ku mund të shkojë për dashuri! Argumenti tjetër vjen nga paralele e hequr me dëshmi bashkëkohësi për çka ndodh në shtëpi të P. Dhimitrit: “… Me ne vunjotësit erdhi dhe Ramizeja në Jal të Vunoit. Një grup u sistemua në konakun e Piro Dhimitrit, neve fjetëm në dërrasë e një krevat ia lamë Zahos. Por natën vonë vjen Zaho bashkë me Ramizenë, në mëngjes shohim se ishte me gjithë Ramizenë në krevat…Minella Kapo (tripikshi nga rrëfyesi është domethënës.)”

Dëshmia është e pabesueshme: dy kuadro të rëndësishme të brigadës bëjnë atë që lë të kuptojë tripikshi i dëshmuesit (më pas e thotë hapur (“puna kishte marrë erë”), kur Gjebrea e Zaho dinë se aty ishte edhe rrëfimtari, kuadër i njohur i rinisë komuniste e në marrëdhënie pune e varësie nga Gjebrea. Rezervohej një krevat, me rreng gati!

Lënia e një krevati të vetëm ishte kurth i dikujt që tërhiqte fijet nga kushedi se ku, Gjebrea të detyrohej të flinte bashkë me Zahon, e gati akuza: i vajti vetë në krevat komisarit, e futi në kurth dashurie atë!

Dëshmia e cituar përkon qindpërqind me thelbin e akuzës së ngritur në gjyqin partizan: Ramizeja kishte vënë në kllapë Zahon për dashuri-seks.

Në të njëjtin “fakt” vjen dëshmia: krevati ishte caktuar për Zahon e në mëngjes u panë se flinin të dy me domethënie të pastër: në krevat Zahos i shkoi për dashuri “provokatore” Ramize. E në rastin më të pastër, ku pritej të flejë Gjebrea kur ishte rezervuar vetëm një vend në krevat? Në botime lufte e paslufte shkruhet për moral të lartë partizan, të cilët bashkë flinin në një shtroje e mbulojë, si vëlla e motër!
AKUZA E DYTË
“… Skandal, turp, imoralitet” se “gjestet dhe epshet shtazarake që i pashë vehtë më bënë të besoj dhe, për të forcuar bindjen prej asaj dite i kam gjurmuar vetë e me të tretë.… Para gjyqit mund të kishim edhe të tjera mbasi e dini, besoj se do të kenë raportuar dhe të tjerë. Denoncuesi, partiaku i lartë i Himarës, bashkëfshatar me Zahon, shok i afërt pune i Gjebreas, gjurmon me të tretë, dhe ka besim se në gjyq do ketë e denoncime të tjera, e nga e di këtë ai?
Do të thotë se ka lidhje mes përgjuesve futur nga shtabi, partia, komanda! Përgjuesit ishin në lidhje e të komanduar nga dorë e stërvitur, e këtë pispunë e ka në gjak “instruktori” Mugosha me gjymtyrët e tij.

PARALELE E PARË
E partiakut të lartë të Himarës: “… është e vërtetë, mbasi në Shpellë më kanë thënë kanë fjetur bashkë në një rrobe… Këto që them s’i kam parë vehtë.”
PARALELE E DYTË
Me dëshminë e M.K: “… Në shpellën e vogël të Ilqes në qorsh flinte Ramizeja, afër saj Zahoja me qëllim për ta mbuluar me pallton e tij angleze që kur e ç’kopsitje mbrapa bëhej një jorgan i vërtetë. Aty kaluam 4-5 dit dhe vjen urdhri që batalioni të shpërndahej, dhe lamë vendin e datën e caktuar.” (Minella Kapo)

Dëshmia është në një linjë me akuzën e partiakut të Himarës: “… është e vërtetë, mbasi në Shpellë më kanë thënë se kanë fjetur bashkë në një rrobe, e them më kanë thënë se lëvizjet u panë prej të gjithëve.”
Të gjitha fijet të parapërgatitur së miri: Le. Ka. beson se “… para gjyqit mund të kishim e të tjera akuza”, dhe “se do të kenë raportuar e të tjerë” për këto që raportoi ai. Denoncuesi këshillon eprorin më të lartë të Brigadës, komisar Besnikun, që denoncimi i tij të mbetej “çdo gjë me gojë”. Përse denoncuesi kishte frikë? Si e ndërton akuzën e siguria që jep se ka të tjerë që do të dëshmonin në gjyqin partizan, është argument se gjyqi ishte ideuar kohë më parë dhe i hidhur kujdesi: “çdo gjë me gojë”.

AKUZA E TRETË

Nga komisari i Batalionit të Tretë. Akuza është në të njëjtën trase me akuzat e mëparshme, por me një fëmijë të vogël shkolle fillore: “… Një gjë shumë e keqe ka ngjarë në shtëpi të Kozma Çalit… i ka parë një djalë i vogël i cili mbetet i trembur kur pa këmbën e Zahos që ia kish hedhur përsipër Ramizesë, puthjet që bënin tue mos parë djalin e vogël në mes të tyre, ishin bërë bisedime dashurie e këndonin këngë dashurie”
Përfshirja e fëmijës së vogël në këtë intrigë s’ka të ngjashme në çdo kohë, edhe në inkuizicionin e egër mesjetar spanjoll. Komisari është i ashpër, kërkon masa dragoniane: “… këta krimba duan të helmojnë Rininë e ushtrisë sonë e sidomos Ramizeja që ka në dorë edukimin e rinisë në Vlorë”

Denoncuesi vendos të vrasë Zahon e Ramizenë: ...Unë mendova njëherë të kërkoja ndihmën e shokëve e ti pushkatojshim mirë po prapë u ndala pse… popullit i duket se partia është Zahua.

Komisari denoncues zbulohet dhe më shumë me rekomandimin që i bën ai Besnikut të partisë: “Unë mendoj që Zahoja kur të pyetet të merret në mënyrë të pakuptueshme nga Ramizeja.”
Fare qartë: Komisar Besniku ishte në dijeni të gjithëçka përgatitej për kokën e Intersantit, si edhe të Zahos.

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë dhe pavendosur hiperlinkun e artikullit origjinal do të ndiqet në rrugë ligjore.


LEXO KETU: 

“Ramize Gjebrea ka bërë dashuri me Zaho Kokën!” – Zbulohen denoncimet për lidhjet e fshehta mes partizanëve: Bashkimi i tyre në një krevat, vazhduan tërë natën…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura