“Ramë dakord që…”- Zoran Zaev, bisedë telefonike me Presidentin e spozgjedhur të Bullgarisë. Ja për çfarë u diskutua

Nov 21, 2021 | 22:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në “Facebook”, bën me dije se ka telefonuar Rumen Radev pasi ky i fundit u zgjodh president i Bullgarisë.

zoran

Zaev thotë se gjatë bisedës telefonike ranë dakord që të vazhdojnë dialogun mes dy vendeve për gjetjn e një zgjidhje për ardhmëri të përbashkët evropiane.

“Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, u shpreh Zaev.

Zgjedhjet e sotme në Bullgari kanë një rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut, pasi nga qëndrimi i Sofies varet vendimi i BE-së për hapjen ose jo të negociatave me Shkupin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura