“Ramavirusi ka çuar drejt katastrofës situatën e fermerëve”- Basha nga Rrogozhina: Askush s’ka parë ndihmë me sy. Propaganda pa lidhje me realitetin e shumicës

May 27, 2020 | 14:39
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte sot në tregun e Rrogozhinës, ku bisedoi me disa fermerë, ndërsa tha se ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria.

Me një shënim në facebook, Basha thotë se “Ramavirusi” e ka çuar drejt katastrofës gjendjen e fermerëve, ndërsa shton se “Propaganda nuk e fsheh dot dështimin e Ramës”.

100915044_3195812410469918_8750077399728652288_o

“Milionat e taksave të shqiptarëve, të cilat ua dha 4-5 oligarkëve do të mjaftonin që edhe fermeri shqiptar, njësoj si fermeri i Kosovës, si fermeri i Maqedonisë së Veriut të kishte mundësi të siguronte të ardhura për të mbajtur familjen e tij në këto kohë të vështira”, shkruan mes të tjerash Basha.

Postimi i plotë:

RAMAVIRUSI e ka çuar drejt katastrofës situatën e fermerëve. Të goditur nga pandemia ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë ekonomike ndërsa konsumi ka rënë në zero.

Sot bisedova me fermerët në tregun e Rrogozhinës.

Ata rrinë me orë të tëra për 10, 15, 20 mijë lekë te vjetra xhiro në javë dhe jo në ditë. Askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy, as ndihmë financiare, as ndihmë ushqimore. Propaganda me regji qëndrore tregon një pamje të gënjeshtërt, pa lidhje me realitetin e shumicës së shqiptarëve.

Propaganda nuk e fsheh dot dështimin e Edi Ramës, përgjegjësinë dhe sjelljen kriminale të tij. Milionat e taksave të shqiptarëve, të cilat ua dha 4-5 oligarkëve do të mjaftonin që edhe fermeri shqiptar, njësoj si fermeri i Kosovës, si fermeri i Maqedonisë së Veriut të kishte mundësi të siguronte të ardhura për të mbajtur familjen e tij në këto kohë të vështira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura