Rama zbulon detajin e veçantë për patrullën që vrau grabitësin në Fier, ja paralajmërimi për kriminelët

Mar 27, 2018 | 9:35
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë në qytetin e Fierit mbeti i vrarë nga policia gjatë një tentative grabitje një 22-vjeçar, i cili me shokët e tij po tentonin të futeshin në një banesë ku jetonte një çift të moshuarish.
Sot, veprimin e patrullës së policisë që ndërhyri dhe shmangu grabitje, por bilanci u shënua me një viktimë, e ka përshëndetur edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e po ashtu edhe kryeministri Edi Rama.

RAMA PER POLICET

“Nëse keqbërësit nuk pranojnë të ulin armët dhe me armë kërcënojnë jetën e qytetarëve dhe policisë, kjo ishte dhe mbetet e vetmja përgjigje që mund të marrin dhe që meritojnë në cdo rast”, tha Rama.

Sakaq, ai zbuloi se ishte kjo patrullë e cila disa javë më parë gjatë një ndjekje ndaloi dhe arrestoi grabitësit e një pike këmbimi valutor në Fier ku mbeti i vrarë një person.

“Ishte po kjo patrullë që u angazhua në një ndjekje me shpejrësi të lartë sa arrestoi grabitësit e armatosur që i mori jetën një qytetari.

Janë të tillë heronj, heronj të përditshmërisë së punës së policisë së shteti që nuk i njohim se nuk shfaqen nëpër ekrane apo gazeta, që cdo ditë , dhe cdo natë, zhvillojnë një betejë të pabarabartë, se është krimi që vendos vendin, kohën dhe mënyrën e përballjës,
është gatishmëria dhe aftësia e mbështetur nga kurajo dhe ndershmëria që përcakton fatin e betejës së pabarabartë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura