Rama paralajmëron amnisti fiskale: Paratë të gjitha nëpër bankat këtu, edhe emigrantët. Kush përjashtohen, nga unë i pari do japim llogari….

| 15:00
SHPËRNDAJE

Të gjithë ata që kanë para, përfshirë emigrantët tanë jashtë vendit, do t’i fusin nëpër banka në Shqipëri, ndërkohë që çdokush do të bëjë deklarimin e aseteve që ka.Edi Rama-kryetar-PS-Kongresi-PS (5)

Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama, teksa ka zbuluar nga Kongresi, atë që e ka quajtur aministine e re të përgjithshme.

 

 

 

“Do të kemi amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit me afat të kufizuar që të gjitha astete t’i deklarojnë paratë nëpër banka, astetet t’i deklarojnë dhe jo një apo dy organizata por bota mbarë të ngrihet e të thotë kjo nuk bëhet, kjo do të bëhet se ne jemi për të punuar për ata që na kanë sjellë këtu e fëmijët e tyre. Ehe emigrantët nuk mund të rrinë e të mbajnë para në banka andej, as të torturohen për të cuar 5 mijë euro se u nis pastrimi i parave, as të tmerrohen për të blerë një shtëpi, se ku i gjete, ku nuk i gjete paratë.

Ata që nuk i kanë paratë me drogë, terrorizëm, prostitucion me krimet që parashikohen te ligji special ose ata që janë politikanë gjykatës, prokurorë dhe subjekte të deklarimit, këta janë të përjashtuar dhe do të japin llogari nga unë i pari, herët ose vonë, për cdo gjë që kemi, ku e kemi si e kemi, secili t’i dali për zot. Dhe aty nuk ka më pastaj, socialist e demokrat, aty ka vetëm o me punë e ndershmëri o te vendi. Kurse të tjerët me një fat kohor të sjellin paratë këtu, ti investojë këtu e ti fundin në bankë me interes minimal për të cillin do të tregojmë qartësisht se për cfarë do t’i përdorim, për arsim, shëndetësi e në shërbim të publikut”- tha Rama.

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.