Rama zbulon ‘deputetët kurajozë’ të PD-së për Reformën në Drejtësi

Jul 29, 2016 | 11:45
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se çdo hap që do të hidhet për miratimin e shtatë ligjeve, që do të shoqërojë ndryshimet kushtetuese, do të jetë një betejë.

Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje feste te organizuar ne Pallatin e Brigadave, per miratimin me unanimitet te reformes ne drejtesi organizuar nga komisioni i Posacem per Reformen ne drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a celebration organized in the Palace of Brigades, for adoption of justice reform organized by special commission on judicial reform.

Në fjalën e tij gjatë takimit të organizuar për miratimin e Reformës në Drejtësi në Pallatin e Brigadave, kreu i qeverisë nënvizoi tre faktorë si më të rëndësishmit në kalimin me unanimitet të reformës.

“Së pari, presioni i vullnetit popullor, që u mishërua natyrshëm qysh në krye të procesit, në bashkëpunimin e shumicës qeverisëse me aleatët strategjikë të Shqipërisë. Së dyti, presioni i pazakonshëm i aleatëve strategjikë mbi bllokun kundër reformës, që arriti një kulmim vendimtar në fund të procesit. Së treti, presioni që krijoi brenda atij blloku, kurajë e disa deputetëve, që garantuan shumicën kushtetuese për votimin e reformës. Reformën kushtetuese, e cila në fund u votua nga 100% të deputetëve të Kuvendit, falë 3 faktorëve themelorë”, sqaroi Rama.

Sipas kreut të qeverisë, rruga e një reforme kaq radikale, nuk do të jetë aspak e lehtë pas kalimit të ndryshimeve kushtetuese, por me rëndësi, sipas tij, është që në fund të këtij procesi të jenë shqiptarët ata që do të fitojnë dhe jo klasa politike.

“Dua të ndaj me të gjithë një bindje që rruga e kësaj reforme kaq radikale, nuk është më e lehtë tani që kaloi reforma kushtetuese, por do të jetë e vështirë në çdo hap, qoftë me 7 ligjet urgjente që kanë radhën tani, qoftë me zbatimin e tyre që është një histori krejt më vete dhe me dhjetëra ligjet e tjera, që janë në planin e punës kolosale për këtë reformë. Çdo hap do të jetë një betejë. Jo se dua të ushqej një polemikë të sajuar për të mbuluar diellin me shoshë, as se më intereson dueli për fronin e fitimtarëve, sepse modestisht besoj që këtu ka fituar Shqipëria; Shqipëria është shumë më e madhe se cilido prej nesh dhe të gjithë ne të marrë së bashku”, theksoi Rama.

Kryeministri u ka kërkuar ndjesë ekspertëve të nivelit të lartë për etiketimet që u janë vendosur gjatë procesit të reformës, ndërkohë që ka vlerësuar maksimalisht kontributin e SHBA-ve dhe BE-së, duke i cilësuar si engjëjt mbrojtës të reformës.

“Ju kërkoj ndjesë për sulmet e vazhdueshme të barbarisë politike ndaj tyre. Ju shpreh mirënjohjen time më të thellë që e çuan punën e tyre deri në fund, me përkushtim të madh, profesionalizëm të lartë dhe integritet të padiskutueshëm. Por, e vërteta është se, as ekspertët e nivelit të lartë, as niveli i lartë i këshillimit të Komisionit të Venecias, nuk do ta kishin nxjerrë dot në bregun e Europës së Bashkuar anijen e Reformës kushtetuese për Drejtësinë, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian s’do të kishin bërë si asnjëherë më parë në 25 vjet mbështetje për Shqipërinë, engjëllin mbrojtës të reformës përballë dallgëve mbytëse të interesave të sistemit të korruptuar të Drejtësisë”, u shpreh Rama. JUXHIN MUSTAFARAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura