Rama zbardh takimin me Clinton në Paris dhe flet për Kosovën: Me Millosheviçin lëviznin lirshëm, kurse me ata që i çliruan, mbahen peng

Oct 4, 2019 | 10:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur sot detaje nga takimi me ish presidentine SHBA Bill Clinton, gjate ceremonise se varrimit te Zhak Shirak ne Paris.

72351057_10157028652411523_6970064354641182720_n-e1569840768623-780x439

“Unë kam pasur një takim me ish presidentin Bill Clinton gjatë varrimit të Zhak Shirak. Patëm bisedë vërtet të këndshme, unë ndava me të idenë time që në këtë rajon të botës, ne kemi të vetmin vendodhje, vend ku mund të shihet politika e jashtme e SHBA në dritën e saj më të mirë, ku u fillua me bombardim por ka vazhduar me bashkëpunim rajonal.

Në vende të tjera bombat s’kanë sjellë stabilitet apo paqe, e nuk kanë sjellë as bashkëpunimin rajonal.

Natyrisht që synimi ishte i njëjtë, forcat që bombarduan ishin të njëjta, por pse ky dallim, cfarë e dallon këtë rajon, nga Iraku apo zona të tjera të botës, pra cfarë e bën të dallueshme qëndrimin e një 18 vjecari në Tiranë, Prishtinë, Beograd, apo Shkup nga një 20 vjecar në Mosul?

Unë besoj që ndër të tjera ka të bëjë me faktin që për një 20 vjecar në këtë rajon Perëndimi është mu në prag të derës dhe për shqiptarët i dëgjova të dhënat që na dha zonja Bregu, por shqiptarët në fakt meqenëse janë tejet optimistë për evropën, 90%
kane qene mbeshtetje, nuk e përmenda Kosovën, 90% ishte mbështetja por është duke u ulur dhe do dulet se Kosova po trajtohet në mënyrë të padrejtë i është vënë veto për liberalizmin e vizave, 2 mln veta që gjatë diktaturës së tyre kishin mundësi të lëviznin në mënyrë të lirë, me Milloshevicin mundeshin ndërsa me miq që i cliruan nuk munden,

Bëhet fjalë për 100 mln njerëz që udhëtojnë lirshëm nga Ukraina që është ende në liftë dhe 2 milione vetë mbahen peng.

Para pak vitesh kur ranë bombat e shkundën të gjithë rajonet e kur 500 mijë vetë lëvizën brenda natës për shkak të spastrimit etnik, sot ne jemi këtu së bashku dhe prej 5 vitesh ndoshta të gjitha vendet e rajonit janë të ulura në tryezë dhe me një etiketim shumë frymëzues procesi i Berlinit duke pasur besim te e ardhmja te BE dhe si pjesë e BE.
Drejtësia mbi të gjitha, natyrisht që kjo na bën ne të jemi kaq të angazhuar dhe të përkushtuar për këtë dashuri të vështirë që kemi për BE, puna është që ne nuk duhet të kënaqim Parisin e Hagën, por që vendet tona duhet të bëhen demokraci funksionale me institucione të tilla duke nisur së pari me një sistem të besueshëm drejtësie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura