Rama videoselfie me kombëtaren, por shqiponjat i bën ujqër…

Oct 6, 2015 | 20:45
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Dy ditë para ndeshjes me Serbinë në stadiumin e Elbasanit, kryeministri Edi Rama ka shtruar një darkë me lojtarët e Kombëtares së futbollit. Në një videoselfie të publikuar në proflilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Rama bën thirrje për dinjitet dhe maturi në ndeshjen me Serbinë.

Foto marre nga videon e publikuar nga Kryeministri Rama
Foto marre nga videon e publikuar nga Kryeministri Rama

Përtej mesazhit që Kryeministri jep për mbarëvajtjen e takimit, ai u drejtohet lojtarëve të Kombëtares me shprehjen “Në folenë e ujqërve kuqezinj”, frazë kjo pak e dëgjuar për identifikimin e kombëtares krahasuar me shprehjen “shqiponjat kuqezinj”.

“Mirëmbrëma nga foleja e ujqërve kuqezinj ku jemi takuar. Kemi folur dhe mbi të gjitha dominon bindja se duhet një mbështetje e jashtëzakonshme, por duhet edhe një dinjitet, maturi dhe europianizëm i jashtëzakonshëm në ‘Elbasan Arena’”,-thotë Ramë në video.

Më herët, Rama ka thënë se nëse Shqipëria fiton te enjten me Serbinë “na çon direkt në Francë 2016”. Por kryeministri me sa duket ka harruar një detaj tjetër, që nëse fiton edhe Danimarka ndaj Portugalisë, kuqezinjtë nuk kualifikohen direkt pas takimit me Serbinë.

Ndërkohë, në videoselfien e publikuar në “Facebook”, përkrah Ramës qëndron trajneri Xhani De Biazi dhe lojtarët e Kombëtares të cilët japin nga një mesazh të shkurtër për ndeshjen e ardhshme që do të luhet më 8 tetor.

“Ne jemi shqiptarë, ne jemi europianë”,-ka thënë De Biazi, ndërsa kapiteni i Kombëtares Lorik Cana u shpreh se: “I vetmi qëllim është Franca 2016”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura