“Rama vetëm merr dhe zhvat, duhet shporrur”- Salianji: Gjithë ndihma e emergjencës për njerëzit vlen sa 2  km rrugë që ja paguan miqve të vet

May 28, 2020 | 16:06
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se edhe gjatë pandemisë, “pagoi oligarkët dhe klientët e vet me të cilët ndan lekët që ju vjedh njerëzve”.

Me një shënim në facebook, Salianji thotë se gjithë ndihma e emergjencave për njerëzit gjatë pandemisë, vlen sa “2  km rrugë që Rama ju paguan miqve të vet”.

salianji

“Ai vetëm merr dhe zhvat tani, ndaj duhet shporrur!”, thotë Salianji.

Postimi i plotë:

Edhe gjatë pandemisë, Rama me lekët e buxhetit pagoi oligarkët dhe klientët e vet me të cilët ndan lekët që ju vjedh njerëzve. Mashtrimet e Ramës dhe gënjeshtrat e Ballës për të fajësuar të tjerët nuk e mbulojnë dot këtë. Gjithë ndihma e emergjencës për njerezit gjatë pandemisë vlen sa 2  km rrugë që Rama ju paguan miqve të vet. Ai vetem merr dhe zhvat tani, ndaj duhet shporrur!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura