Rama: Unë nuk jam as boss, as përdorues droge, por ju jepini, përdorini

Oct 13, 2017 | 10:09
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ia ka thënë në sy opozitës sot nga foltorja e Kuvendit se akuzat e saj për lidhjet e kryeministrit me drogën dhe krimin i shërbejnë vetëm qeverisë dhe do të bëjnë që një ditë PD të bëhet gjithnjë edhe më e paktë në numër.

edi-ramaaa

“Unë s’jam aspak përdorues as shitës as trafikant as bos i trafikut të drogës, juve ju duhen këto, përdorini, jepini, dhe shpresoni që shqiptarët të jenë budallentjë që nuk janë. Unë nuk jam as duarlidhur nga ndonjë lidhje me krimin dhe s’kam pasur asnjë lidhje me ato që keni thënë ju, keni 18 vjet që më keni futur në kallëpin e asaj bote dhe ja ku më keni këtu, se ata që ju dëgjoijnë nuk janë budallenj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura