Rama ‘ultimatum’ pedagogëve: Budalla njeri s’më bën dot, ta keni të qartë se…

| 13:12
SHPËRNDAJE
 

Nuk kanë munguar replikat dhe as tonet e larta gjatë takimit të sotëm që zhvilloi me studentë dhe pjesë të stafeve akademike, kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit që morën në patronazh universitet për punësimin e ekselentëve.

Edi Rama1

Kreu i qeverisë ka qenë i prerë në paralajmërimin që u ka bërë pedagogëve, kur me tone të ashpra u ka thënë se problemi nuk janë ata studentë të ngujuar, por pedagogët qëe nuk bëjnë mësim, edhe për një student të vetëm që kërkon të jetë në auditorë.

rama 1

“Nuk e kam për debat fare, në këtë pikë nuk mund të jemi peng, peng qeverinë nuk keni për ta marrë dot, duke bërë presion, duke u fshehur, duke mos shkuar në mësim, duke bërë sikur nuk kuptoni, etj. Ne dimë vetëm kaq, duam qe ky proces të ndodhë, si do ndodhë, nuk ka rëndësi, as ca thote VKM, as Dokumenti, parimisht na thoni, duam apo nuk duam. Nëse duam, urdhëro ku jeni, bëni propozimet dhe jemi dakord ta bëni ju gjithë procesin, nuk ka punë qeveria me veting akademik. Duhet ta kishit bere ju, ketu nuk duam polemika dhe asnje problem. Thjesht duam te shihemi ne sy, direkt dhe te flasim drejteperdrejte. Ate qe themi ta bejme dhe ate qe bejme ta themi. Ndryshe, nuk do shkojë gjatë kjo histori, kete di te them e kam shume te sinqerte kete gje. Ta keni të qartë. Unë këtë protestë nuk e le, sikur të ngelem vetëm, kuptoheni mirë këtë gje, mbaj gjithë përgjegjësitë edhe për borën që bie, por për budalla njeri dot mua nuk më bën, kaq”- tha Rama.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.