“Rama u tregua dinak me trukun që përdori, Basha mund të bie në kurthin e tij”

Sep 11, 2017 | 22:45
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, komentoi programin qeverisës të katërvjeçarit të ardhshëm, të cilin kreu i qeverisë e prezantoi sot në foltoren e Kuvendit.

lubonja

Ndërsa duke komentuar kërkesën për bashkëpunim që i bëri opozitës, Lubonja tha se pikërisht kjo pjesë ishte një tuk që Rama e përdori për të rënë Basha brenda.

 

“E cilësoj si demagogji, truk dhe dinakëri të Ramës dhe duke e njohur Lulzim Bashën kam frikë se mund të bjerë në të”,- tha Lubonja, raporton BalkanWeb.

Sa për idetë ekonomike të prezantuara nga Rama, Lubonja tha: “Ne i njohim premtimet e bëra të realizuara. Gjithmonë flitet për bujqësinë, për turizëm por çfarë behet në realitet. Bregdeti shfrytëzohet për vila për të pasurit. Në vend që të ruhen lumenjtë jepen leje për hec-e, sot lexova për një tjetër në lumin e Shalës”,- shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura