Rama u shtron darkë, mësuesit ia marrin valles (FOTO)

Dec 18, 2015 | 10:32
SHPËRNDAJE

Mësuesit më të mirë, ishin ftuar nga kryeministri Edi Rama në një darkë në Pallatin e Kongreseve dy ditë më parë, por mbrëmë kryeministri ka postuar fotot nga mbrëmja. 

“Mbrëmë gjatë pritjes së falenderimeve të fundvitit për mësuesit dhe shkollat që këtë vit dolën më të mirët në rankimin e Ministrisë së Arsimit’,- shkruan ai.
mesut

Mësuesit në përfundim kanë marrë edhe vallen, teksa kanë bërë gëzuar me kryeministrin.

“Një mësues i mirë është ndriçues i pazëvendësueshëm i rrugëve të pafundme të imagjinatës së fëmijëve të një kombi; motivator i pazëvendësueshëm i çdo nxënësi, për të thelluar dijen, kuptuar botën dhe vlerësuar njeriun; fuqizues i pazëvendësueshëm i kurajës për të guxuar dhe këmbënguljes për t’ia dalë mbanë.

Këta mësues dhe këto shkolla të dalluara, janë inkurajimi më i madh në rrugën e vështirë të përpjekjeve për të rilindur arsimin. Roli i tyre dhe i çdo mësuesi është një mision i posaçëm në këtë rrugë, për të garantuar lidhjen midis arsimit dhe edukimit; lidhjen midis nevojës për t’u mësuar si duhet nxënësve abetaren, gjuhën shqipe, historinë, gjeografinë, shkencat e me radhë dhe domosdoshmërisë, për t’i ndihmuar nxënësit të bëhen individë kurajozë dhe qytetarë të mirë”,- thuhet në postimin e Ramës në Fcaebook.

mesuesit mesue mesues4 mesueweit mesueeit3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura